Blije këtë produkt
1900 Lekë

Tirana. Prefektët dhe nënprefektët e saj 1912-2017 ( Botuar nga: Botime ALSAR në 2017 )


Albumi “Tirana, prefektët dhe nënprefektët e saj 1912-2017”, është i ndarë në këta kapituj: Lashtësia e trevës së Tiranës; Themelimi i qytetit të sotëm; Shpallja e mëvetësisë; Nënprefektura dhe nënprefektët; Kryeqyteti i përkohshëm dhe i përhershëm; Prefektura dhe Prefektët; Periudha 1944-1990; Rikthimi i Prefektëve dhe një tabelë përmbyllëse. Në album përmenden emrat e prefektëve dhe nënprefektëve të Tiranës si Qamil Pepa, Izet Dibra, Selahudin Blloshmi, Rexhep Jella, Banush Hamdi Bego, Zenel Prodani, Ali Erebara, Qazim Mulleti, Riza Drini, Lutfi Shehu, Mahmut Çela, Refik Toptani, Musa Qazimi, Neki Ruli, Sulejman Kërçiku, Murat Podgorica, Rauf Fico, Fahri Frashëri, Halim Gostivari, Fuat Toptani, etj. Prefekti Sadi Vorpsi thekson: “Në këtë album ju nuk do të njiheni vetëm me prefektët dhe nënprefektët e Tiranës, por edhe me momentet më kulmore të historisë së saj. Kemi të bëjmë me një botim , tek i cili ju mund të merrni një informacion të bollshëm për lashtësinë e trevës tonë, themelimin e qytetit., ngritjen e flamurit, Tiranën kryeqytet dhe krijimin e qarkut”. Sipas tij , ky album dëshmon punën e apasionuar që kanë bërë autorët, për të sjellë në dritë aspekte të panjohura të historisë së Prefekturës. “Unë si një pinjoll i një prej familjeve të vjetra të Tiranës, ndihem krenar që ju sot keni në dorë këtë album”, tha Vorpsi. Gazmen A. Bakiu, një nga autorët e këtij albumi tha se “pjesë e këtij albumi është edhe historia e Tiranës, të gjitha këto të ilustruara edhe me fotografi, si për momentet e rëndësishme dhe ndërtimet domethënëse të historisë së kryeqytetit”.

Çmimi: 1900 Lekë
Blije këtë produkt
1900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime ALSAR (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-243-00-3
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 146
  • Përmasat e librit: 213 x 271 x 22 mm

Njihu me Autorin

Kastriot Dervishi -

Gazmend A. Bakiu -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania