Buy this product
1500 Lekë

Tirana. 11 Shkurt 1920- Kryeqyteti i Shqipërisë ( Published by: Kristalina-kh in 2016 )


Albumi studimor i ilustruar "Tirana 11 Shkurt 1920 – Kryeqytet i Shqipërisë" (Trajtesë, dokumente dhe ceremoni festive) me autore Prof. dr. Kaliopi Naska dhe Andriola Kambo i është kushtuar kremtimit të 96 vjetorit të caktimit të Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë. Ai përmes një studimi të mbështetur në dokumente dhe foto, sjell dëshmi historike mbi rrugëtimin patriotik historik të caktimit të kryeqytetit të Shqipërisë. Analizohen përpjekjet e autoriteteve të larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi i Lushnjes, marshimi i tyre menjëherë pas mbylljes së punimeve të tij, të cilët kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, pasi ai ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, e për të mbërritur më pas në Tiranë. Trajtohen arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës. Në këtë rrugëtim të rrezikshëm, rol kryesor luajti dhe mbështetja e popullit të Tiranës, e qytetit dhe e fshatit, vendosmëria e antarëve të qeverisë sidomos e ministrit të Punëve të Brendshme, antarëve të Këshillit të Naltë dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që bënë të mundur caktimin e kryeqytetit të ri të përkohshëm, Tiranës më 11 shkurt 1920. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës vendosi t'i bëhej e njohur tërë vendit dhe botës së jashtme, ajo që kishte ndodhur në Tiranë, zgjedhja e saj "për kryeqytet të shtetit shqiptar". Çështja e kryeqytetit do të mbetej e hapur edhe për thuajse 5 vjet të tjera. Madje, tema kryesore e fushatës elektorale të zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese që u zhvilluan në dhjetor 1923, ishte caktimi kryeqytetit të përhershëm. Kandidatë ishin disa qytete të vendit, për të cilat sillen të dhëna në trajtimin historik. Tirana ndërkohë kishte filluar transformimin e saj në një kryeqytet me pamje perëndimore që në vitet 1920 - 1925 e në vazhdim. Ndërtimet me karakterpublik bënë që Tirana të merrte një fytyrë perëndimore, duke ruajtur trashëgiminë e periudhës së mëparshme. Për të arritur deri në caktimin përfundimtar të kryeqendrës së vendit përfaqësuesit e Tiranës kishin dhënë shembuj të shquar atdhedashurie dhe pjekurie politike. Mbështetës u bënë dhe fiset më në zë të Tiranës të qytetit dhe të fshatit si: Toptani, Petrela, Qorralliu, Karrapici, Alimehmeti, Kaceli, Hobdari, Kora, Mara, Nishku, Tafaj, Lasku, Dema, Ndroqi, Këlliçi, Rreli , Bega, Myderizi etj. Të ndërgjegjëm për nderin që iu bë dhe për rolin që duhet të luanin tanimë si kryeqytetas, populli i Tiranës, jo vetëm e mbështeti qeverinë e kryesuar nga Sulejman Delvina, por edhe e frymëzoi dhe e nxiti për të vënë në jetë detyrat e Kongresit të Lushnjës i cili vendosi gurët e parë në themelin e parlamentarizmit shqiptar.

Price: 1500 Lekë
Buy this product
1500 Lekë

Product Details

  • Publisher: Kristalina-kh (2016)
  • Published in: 2016
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-171-40-5
  • Format: Hardcover
  • Page nr.: 82
  • Book dimensions: 251 x 225 x 15 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania