Faqja e autorit

Timothee De Fombelle


Shkrimtari Timothëe de Fombelle lindi në vitin 1973 në Paris. Pasi punoi si mësues letërsie, ai iu përkushtua teatrit. Në vitin 1990, formoi një kompani teatrore. Pjesët e vëna në skenë mbanin firmën e tij si autor dhe regjisor. Në vitin 2006, filloi të shkruajë letërsi për fëmijë dhe u bë i njohur me romanin e ilustruar për adoleshentë Tobi I: Një milimetër e gjysmë guxim, dhe Tobi II: Sytë e Elishës, botuar nga Shtëpia Botuese "Gallimard Jeunesse". Vepra të tjera të autorit përmendim: "Ti je bota ime", 2011 dhe romanin në dy vëllime "Vango", i cili është përkthyer në 19 gjuhë.
François Place lindi në vitin 1957. Ai është shkrimtar dhe ilustrues francez kryesisht i letërsisë për fëmijë. Në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Gallimard Jeunnese"ai ka ilustruar kolanën e librave dokumentarë me temë udhëtimet dhe zbulimin e botës. Për ilustrimet e këtij libri është nderuar me dy çmime.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania