Blije këtë produkt
700 Lekë

Tigri! Tigri! ( Botuar nga: Ombra GVG në 2019 )

Autori:  Mochtar Lubis
Përkthyesi:  Eris Rusi

"Tigri! Tigri!" është parë si një përpjekje për të bindur indonezianët besëtytë që besimi në Zot dhe vetëbesimi mund t'i mbrojnë ata, jo mantra-t apo hajmalitë. Një gjetje mjaft interesante e metaforës së tigrit për të nxjerrë në pah anën e errët të shpirtit njerëzor. Ekziston një "tigër" brenda seçilit prej nesh. Por pyetja shtrohet: kush do të jetë ai që do të gllabërojë dhe kush do të jetë ai që do të gllabërohet? Ju apo tigri? Një roman i magjishëm mbi realitetin indonezian, që përcjell mesazhe të qarta dhe që të mëson si të çlirohesh nga frika nëpërmjet rrëfimit të mëkateve të tua. ’’Tigri! Tigri!" është një satirë rreth hipokrizisë së shoqërisë. Personazhet e romanit përveçse të përballojnë; i duhet edhe që të zbusin "tigrin' brenda vetes. Mochtar Lubis vëshgon me mjeshtëri sesi reagojnë qëniet njerëzore në kushtet e dominimit nga stresi; ankthi dhe frika. Subjekti i veprës është i vendosur në xhungël; shumë afër një fshati në Sumatra, ku shtatë burra, banorë të fshatit, kanë shkuar për të mbledhur rrëshirë. Gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi; ata sulmohen nga një tigër i madh dhe i frikshëm. Viktima, i cili shpëtohet mrekullisht nga ndihma e shokëve është i bindur se tigrin e ka dërguar Perëndia për ti ndëshkuar ata, për mëkatet që kanë bërë. Nëpërmjet një gjuhe alegorike, dhe herë herë me humor të hollë, Mochtar Lubis na fton të lexojmë me kureshtje dhe të kuptojmë se çfarë janë në gjendje dhe si reagojnë njerëzit ndaj situatave për jetë a vdekje dhe si rrëzohen muret e miteve të gënjeshtërta...

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 06 254 3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 253
  • Përmasat e librit: 133 x 203 x 22 mm

Njihu me Autorin

Mochtar Lubis -

MOCHTAR LUBIS, gazetar dhe romancier lindi në Mars 1922 në Sungai Penuh, Indonezi. Ai ishte i gjashti i dymbëdhjetë fëmijëve. Krijimet e para letrare i botoi në gazetën Sinar Deli kur ishte adoloshent. Mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore punoi në Agjencinë Antara. Në vitin 1949 themeloi të ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania