Tigri ( Botuar nga: Ideart në 2010 )
Libri “Tigri”, është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomslav Marijan Bilosnicit. Përballë lexuesit rri një vepër monotematike, nga ato që, duke vëzhguar një objekt të vetëm, tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi. Kësaj ndjesie i bashkëngjitet edhe dijenia vrastare për ekzistencën e poezive të tjera mjeshterore kushtuar kësaj egërsire epike, me sy të ashpër dhe me lëkurë të butë, kësaj qenieje në zhdukje, e cila falë vargjeve të errëta dhe vezulluese të W. Blake, B. Yets, R. Tagore, R. Emerson, E. Pound, J. L. Borges-it, sot jeton më shumë si krijese poetike, se sa se si krijesë natyrore. Në mënyrë paradoksale duket se numri i kopjeve të librave poetikë kushtuar tigrit do e kalojë përherë numrin e tigrave të mbetur ende gjallë.
Çmimi:
700 Lekë