Blije këtë produkt
600 Lekë

Thjesht David ( Botuar nga: OMSCA-1 në 2016 )

Autori:  Eleanor H. Porter
Përkthyesi:  Viola Robo

Një mister shpaloset përpara Davidit, një muzikanti të talentuar dhjetëvjeçar: Pse i ati, një violinist virtuoz, e ka çuar atë larg qytetërimit? Në këtë roman klasik sekretet e fshehura zbulohen hap pas hapi, pikërisht kur babai i Davidit vdes gjatë udhëtimit që bën, i sëmurë rëndë, për ta kthyer djalin e tij në qytet. Davidi i mbetur jetim, duke mos ditur asgjë tjetër përveç emrit të tij, ballafaqohet i vetëm me botën. Gjithçka që di të bëjë ai, është luajtja në violinë e pjesëve muzikore, sipas mësimeve që i ka dhënë i ati, ndërkohë që nuk i njeh fare të këqijat e botës. Përmes një letre të fundit, babai i Davidit e lë djalin e tij përpara një sfide: Davidi duhet të zbulojë qëllimin e të jetuarit në botë. I etur për të shprehur ndjenjat e veta me violinë, Davidi kërkon vendin e tij të vërtetë në jetë. Në të njëjtën kohë, kërshëria e çon Davidin që të kërkojë përgjigje për pyetjet lidhur me çka ndërmarrin njerëzit për ta bërë botën një vend më të mirë, por realitetet e ashpra të botës kërcënojnë ta trazojnë shpirtin e pastër të djaloshit. A mundet, vallë, ky djalë t’ia dalë mbanë që të kapërcejë pengesat që i dalin përpara në udhëkryqet e jetës? Enigmën se kush është në të vërtetë Davidi, të fshehtat e edukimit të tij të izoluar të mbajnë pezull deri në faqet e fundit të leximit të librit. Të gjithë lexuesit e këtij romani do të frymëzohen, ashtu si edhe Davidi, për të gjetur qëllimin, bukurinë dhe gëzimin në jetën e përditshme.

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: OMSCA-1 (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-132-68-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 192
  • Përmasat e librit: 136 x 203 x 16 mm

Njihu me Autorin

Eleanor H. Porter -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania