titleToAlt
Është vështirë të gjesh një vepër tjetër që, në kaq pak faqe sa kanë Dialogët; të krijojë një përfytyrim të përgjithshëm të saktë për matematikën dhe për disa probleme partnere të zhvillimit dhe të mundësive të saj.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ky tekst është përftesë e dijes po edhe e pasionit të Çabejt 27-vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua më 1936 nga Ministria e Arsimit. Pra u hartua si një tekst shkollor gjuhe e letërsie për nxënësit e shkollave të mesme. Autori nëpërmjet këtij teksti nuk ndërhyn në lirinë e arsyetimit të nxënësve, por ndihmon në formimin e vetëdijes me larushinë e përzgjedhjes dhe renditjen e pjesëve, sikundër dhe me shtjellimet filologjike, etimologjike e gramatologjike në fund të faqeve. Kësisoj edukimi kulturor, e veçanërisht ai letrar, bëhet shprehje e një procesi dinamik, përmes të cilit dëshmohet si kombi lufton për veten, e në këtë mënyrë projekton vetveten në kohë të reja. Në shtjellimin e këtij teksti Çabej nuk mjaftohet me përpilimin shterp të së shkuarës, që cek data a thjesht kujton emrat e heronjve të saj, përkundrazi ai zgjedh të rikrijojë me anamorfozë shpirtin e lashtë të kombit në të tashmen.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
“Në librin: "Matematika 1 për 10 me yll", që kam përgatitur për nxënësit e klasës së parë, bazuar në programin e MAS -2015, kam synuar të jap sa më thjesht njohuritë e domosdoshme që çojnë në zhvillimin e kompetencës, që nxënësit jo vetëm të kenë njohuri të caktuara në matematikë, por të dinë si t'i aktivizojnë ato në momentin e duhur, madje edhe në situatë të vështirë. Libri përveç projektimit të njohurive, veprimtarive dhe ushtrimeve, ka edhe procesin e vlerësimit, si mundësi për t'u vlerësuar nga mësuesi, ose për t'u vetëkontrolluar e vlerësuar me ndihmën e prindërve. Duke qënë se dhjetra vite, si: profesor, autor dhe hartues i programit të matematikës, kam qënë në kontakt të ngushtë me nxënësit, prindërit dhe mësuesit e ciklit fillor, ndjej domosdoshmëri dhënien e ndihmesës sime në fushën e matematikës, në këtë çast ndryshimesh në shkollën tonë.”-Prof. Kujtim Dedej
Price: 500 Lekë
titleToAlt
“Në librin: " Matematika 1, teste dhe prova vleresimi ", që kam përgatitur për nxënësit e klasës së parë, bazuar në programin e MAS -2015, kam synuar të jap sa më thjesht njohuritë e domosdoshme që çojnë në zhvillimin e kompetencës, që nxënësit jo vetëm të kenë njohuri të caktuara në matematikë, por të dinë si t'i aktivizojnë ato në momentin e duhur, madje edhe në situatë të vështirë. Libri përveç projektimit të njohurive, veprimtarive dhe ushtrimeve, ka edhe procesin e vlerësimit, si mundësi për t'u vlerësuar nga mësuesi, ose për t'u vetëkontrolluar e vlerësuar me ndihmën e prindërve. Duke qënë se dhjetra vite, si: profesor, autor dhe hartues i programit të matematikës, kam qënë në kontakt të ngushtë me nxënësit, prindërit dhe mësuesit e ciklit fillor, ndjej domosdoshmëri dhënien e ndihmesës sime në fushën e matematikës, në këtë çast ndryshimesh në shkollën tonë.”-Prof. Kujtim Dedej
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri"Projektimi dhe Analizatorët në Industrinë e Qumeshtit" autori ka për qellim të ndihmojë inisjatorët për të nisur dhe zhvilluar më tej këtë aktivitet si dhe të modernizojë laboratorët në fabrikat e qumeshtit duke zgjeruar gamën e analizave fiziko-kimik dhe bakteriale.
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
Ky libër synon t'u japë njohuritë më kryesore për të lexuar dhe për të folur gjuhën shqipe letrare, në radhë të parë atyre që shqipen e kanë gjuhë të nënës, por nuk i kanë sot mundësitë për ta nxënë në shkollë me program të rregullt si lëndë mësimore. Pavarësisht nga rrethanat dhe kushtet në të cilat ndodhen, ata dëshirojnë ta njohin dhe ta mësojnë shqipen, duan të lexojnë dhe të flasin shqip. Ky libër u shërben dhe u drejtohet, gjithashtu, edhe atyre që shqipen nuk e kanë gjuhë të nënës, porse dëshirojnë ta nxënë atë, duan të jenë në gjendje të lexojnë dhe të flasin në gjuhën shqipe. Në radhë të parë, autorët kanë mëtuar që baza e nisjes të jetë sa më e thjeshtë. Gjithashtu, është pasur parasysh që ky tekst t'u shërbejë lexuesve dhe mësimdhënësve të shqipes: ai mund të përdoret nga mësues të gjuhës shqipe në diasporën shqiptare dhe arbëreshe, pra, për t'u mësuar lexim e shkrim shqiptarëve dhe arbëreshëve e për t'i bërë ata të zotërojnë normën e sotme letrare të shqipes së njësuar. Ky libër, natyrisht, nuk është një gramatikë e shqipes, ndonëse aty jepen, në fakt, njohuritë kryesore rreth sistemit fonetik e morfosintaksor të shqipes, gjithashtu është edhe një udhë drejt gjuhës letrare shqipe, qoftë për ata që nisen nga një dialekt i shqipes apo nga një gjendje sado e larguar prej saj, qoftë për ata që shqipen nuk e kanë gjuhë amtare; për të gjithë, synimi ka qenë që nëpërmjet këtij libri të mund të marrin gjithçka që i duhet një njeriu për të lexuar e kuptuar dhe për të folur shqip.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
"Mësojmë duke u zbavitur" - metodë për mësimin e gjuhës frënge duke u argëtuar.E pasur me trogime, anoktoda apo lojra zbavitëse.Gjuha e thjeshtë, në përshtatje me programet mësimore.Kryesisht për moshat e reja,por edhe për të gjithë të interesuarit e gjuhës së bukur frënge.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ju do të gjeni në këtë fjalor;Mbi 30 000 fjalë dhe shprehje;Fjalor mjaft praktik për përdorimin e përditshëm;I lehtë në përdorim dhe për shumë fusha;Gjithëpërfshirës dhe me fjalët më të përdorshme. In diesem Worterbuch werden Sie finden:Uber 30 000 Worter und Wendungen;Ein handliches und sehr praktisches Worterbuch;Ein leicht benutzbares Worterbuch fur viele Gebiete und Bereiche;Ein umfangreiches Worterbuch mit meistgebrauchlichen Wortern.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ju do të gjeni në këtë fjalor:• Mbi 15 000 fjalë dhe shprehje;Fjalor mjaft praktik për përdorimin e përditshëm;I lehtë në përdorim dhe për shumë fusha;Gjithëpërfshirës dhe me fjalët më të përdorshme. In diesem Worterbuch werden Sie finden: Uber 15 000 Wporter und Wendungen; Ein handliches und sehr praktisches Worterbuch;Ein leicht benutzbares Worterbuch fur viele Gebiete und Bereiche;Ein umfangreiches Worterbuch mit meistgebrauchlichen Wortern.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ky fjalor përmban: Mbi 35 000 fjalë dhe shprehje më të përdorshme në gjuhën e folur dhe letrare shqipe; Specifikime të fjalëve në fushat ku ato përdoren, si në shkencë, art, politikë, filozofi etj;Shprehjet frazeologjike më të përdorshme; Mund të përdoret nga një rreth i gjërë lexuesish si nxënës, studentë e të tjerë. Dieses vorliegende Worterbuch enthalt: Uber 35 000 meistgebrauliche Worter und Wendungen und zwar sowohl in umgangsprachlicher Sprache als auch in heutiger albanischer Gegenwartsprache; Die Wortbegriffe aus allen Bereichen, wo si verwenden, wie in Wissenschaft, Kunst, Politik, Philosophie und andere Bereiche; Die meistgangbaren phraseologischen Sprichworter ; Dieses Worterbuch kann von einem breiten Benutzerkreis benutzen,angefangen von Schulern und Studenten, von Fachleuten und anderen interessierten Benutzem.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
 Olimpiadat kombëtare të matematikës 3 përfshin ushtrime dhe problema për vitin e katërt të shkollës së mesme, të dhëna kryesisht në fazën finale të olimpiadave, por edhe në fazën e dytë.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
 Olimpiadat kombëtare të matematikës 1 përfshin ushtrime dhe problema (të zgjidhura), për vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme, të cilat janë dhënë në olimpiadat e matematikës për shkollat e mesme.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
 Olimpiadat kombëtare të matematikës 2 përfshin ushtrime dhe problema të olimpiadave të matematikës nga viti 1985 e deri në 2005, për vitin e tretë të shkollës së mesme.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Edisoni është "etiketuar" si “njeriu që shpiku të ardhmen". Ishte ai që filloi të shpërndante energjinë elektrike, ishte ai që shpiku llambën, mënyrën e përpunimit të muzikës dhe mënyrën e përdorimit të telefonit e radios nga të gjithë. Fitoi miliona dollarë dhe i investoi në kërkime, me idenë se shkenca përmirëson jetesën.
Price: 390 Lekë
titleToAlt
Arkimedi i Sirakuzës, ka qene matematicien dhe fizikan i madh i Greqisë së lashtë. Ligjet dhe teoremat e tij, janë akoma bazë për shkencën e ditëve të sotme Gjenialiteti i Arkimedit, kujtohet gjithmonë falë brohoritjes: "EUREKA!”. Në këtë libër, Arkimedi tregon mbi reflektimet, kërkimet në Bibliotekën Aleksandrisë dhe mbi realizimin e makinave të tmerrshme luftarake
Price: 390 Lekë
titleToAlt
Antuan Loren Lavuazie është babai i Kimisë. Ishte Lavuazie që i vuri emrin oksigjenit dhe që zbuloi rolin e tij në frymëmarrjen e qenieve të gjalla. Ishte Lavuazie që zgjidhi enigmën e flogjistit të pakapshëm. Në këtë libër na tregon aventurën e jetës së tij, nga çunak kurioz në shkencëtar të përkushtuar për një jetë më të mirë. Është një tregim i mbushur me ngjarje, personazhe e zbulime, që mbyllet në periudhën më gjakatare të Revolucionit Francez.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Galileo Galilei ndërtoi instrumente të panumërt dhe jepte shfaqje me eksperimentet e tij. Zbuloi mijëra gjëra: malet në Hënë, satelitët e Jupiterit,njollat diellore. Në këtë libër, vetë Galileo tregon jetën e tij në Italinë e shekullit XVI, ndërmjet luftrave, kolerës dhe supersticioneve.
Price: 390 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania