Blije këtë produkt
1000 Lekë

Terr i bukur ( Botuar nga: Botime Pegi në 2014 )

Përkthyesi:  Anxhela çikopano

“Terr i bukur” është libri i dytë i serisë “Kronikat e Frymëtorëve”. Etan Uejti mendonte se në Getlin, qyteti i vogël në jug të vendit, që e kishte konsideruar gjithnjë si shtëpinë e tij, nuk ndodhte kurrë asgjë. Më pas, ai takon të sapoardhurën misterioze Lina Dukein, e cila i zbulon një botë të fshehtë që kishte qenë para syve të tij gjatë gjithë kohës. Qyteza ruante sekrete të lashta nën lisat e mbuluar me myshk dhe trotuaret e prishura. Një Getlin ku mallkimi kishte shënjuar familjen e Linës për breza të tërë. Një Getlin ku ndodhin ngjarje të pabesueshme, magjike, që kanë fuqinë të ndryshojnë edhe jetën. Ndonjëherë, shënojnë dhe fundin e saj. Së bashku, ata mund të përballojnë çdo sprovë që Getlini u hedh në udhë, por pasi pëson një humbje tragjike, Lina fillon të largohet, duke mbajtur sekrete që vënë në vështirësi marrëdhënien e tyre. Tashmë që Etani e njeh mirë anën e errët të Getlinit, nuk ka më kthim prapa. I përndjekur nga vizione të çuditshme që vetëm ai mund t’i shohë, Etani zhytet edhe më thellë në historinë e pështjelluar të qytetit të tij dhe gjendet i përfshirë në rrjetën e rrezikshme të shtigjeve të nëndheshme pa fund e anë që përshkojnë jugun, ku asgjë s’është ashtu siç duket.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2014)
  • Botuar në: 2014
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-175-36-6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 507
  • Përmasat e librit: 140 x 209 x 24 mm

Njihu me Autorin

Margaret Peterson -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania