Blije këtë produkt
1000 Lekë

Terr dhe bashkëpunëtorë ( Botuar nga: Ombra GVG në 2020 )

Autori:  Sigitas Parulskis
Përkthyesi:  Elisa Ivanaj

Në vitin 2010 po vizitoja të afërmit e mi në Londër. Kushëriri im i dytë, Ernesti, së bashku me gruan e tij, Daivan, që në atë kohë punonte si atashe kulturore në Ambasadën e Lituanisë në Mbretërinë e Bashkuar, me mirësjellje më sugjeruan që të qëndroja tek ata dhe të shikoja qytetin, meqë nuk e kisha vizituar më parë. Një ditë, vizituam Muzeun Perandorak të Luftës, dhe rastësisht, aty hasa diçka që më tronditi, më pikëlloi dhe më bëri të ndieja turp. Në pjesën kushtuar Holokaustit, është një diagram që tregon ku dhe sa hebrenj janë vrarë në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe në atë diagram gjeta edhe qytezën time fatkeqe, në veri të Lituanisë, ku ishin shënuar vetëm numrat dhe thjesht këto fakte: 1.160 hebrenj janë vrarë aty nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas. Nuk di si ta shpjegoj, por papritur u ndieva i demaskuar. Për dyzet e pesë vjet nuk kisha pasur fare interes për këtë temë, e kisha shmangur, i kisha bërë bisht sepse, me shumë gjasa, i isha trembur së vërtetës. Tani e vërteta kishte marrë formë dhe ishte paraqitur në trajtën e fakteve të pandryshueshme.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 06 275 8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 325
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 25 mm

Njihu me Autorin

Sigitas Parulskis -

SIGITAS PARULSKIS, poet, prozator, kritik letrar, dramaturg, eseist dhe përkthyes, ka lindur në vitin 1965 në Obelia. Është një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të rëndësishëm të Lituanisë. Është diplomuar në vitin 1990 në Universitetin Vilnius për gjuhë dhe letërsi lituaneze. Romanin e parë e ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania