Templari i fundit ( Published by: Dudaj in 2008 )
Akre, viti 1291 pas Krishtit... Ndërsa qyteti digjet dhe sulmet e furishme të njerëzve të sulltanit mbi të nuk kanë të reshtur, anija Falcon Temple nis lundrimin duke mbartur një grup të vogël kalorësish dhe një arkë të mistershme, që u është besuar atyre nga Mjeshtri i Madh i Urdhrit. Anija zhduket pa asnjë gjurmë.Qyteti i Nju-Jorkut, në ditët e sotme... Katër njerëz të veshur si kalorës tempullarë sulmojnë Muzeun Metropolitan në ditën e hapjes së një ekspozite të Vatikanit dhe vjedhin një kodues mesjetar të mistershëm. Agjenti i FBI-së Sin Reilli dhe arkeologia Tes Çejkin përfshihen në një lojë vdekjeprurëse si macja me miun me disa vrasës të pamëshirshëm, teksa rendin në tri kontinente në kërkim të vendprehjes përfundimtare të anijes Falcon Temple dhe të së vërtetës shqetësuese për ngarkesën e saj.
Price:
900 Lekë