Blije këtë produkt
600 Lekë

Të qetë në kohë lufte ( Botuar nga: Albas në 2017 )

Autori:  Cristian Crusat
Përkthyesi:  Bajram KarabolliErion Karabolli

Vëllimi me tregime Të qetë në kohë lufte i shkrimtarit spanjoll Cristian Crusat është një libër personazhesh, më shumë se intrigash. Në këto tregime, argumentet thuajse i nënshtrohen konfliktit të disa personazheve, që duket se problemet e tyre i zgjidhin në vetmi dhe jo me gjykimin e shëndoshë, por me shpirtin e tyre sentimental. Ato kërkojnë kontakte ose përafrime me qenie të tjera të ndryshme dhe përpiqen të nisin një jetë të re, zakone të tjera. Në tregimet e këtij vëllimi duket se projektohet filmi i një krize, në të cilin parathuhen ndryshime vendimtare, por që kurrë nuk arrijnë të formohen qartësisht në objektivin final të tregimit. Autorit nuk i intereson përfundimi, zgjidhja e historisë së tyre dhe as ndjekja e rrymës klasike të rrëfimit; atë, mbi të gjitha, e shqetëson tema, thyerja, ndeshtrashat e personazheve të tij, braktisja, e cila i mposht ato me një ashpërsi të ftohtë. Lexuesi kurrë nuk mund ta marrë dot me mend se si do të rrjedhin ngjarjet. Në këto rrëfime ka një përzierje çudish, ëndrrash, lirizmi, sugjerimesh, që janë në mëshirë të shkopit drejtues, sa të pavendosur, aq edhe të papritur , të Crusat-it dhe që për pasojë , dikush atje brenda , në thellësi të guvës së këtyre teksteve, gjendet i humbur dhe mrekullisht i çorientuar.

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Albas (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-02-936-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 72
  • Përmasat e librit: 145 x 210 x 8 mm

Njihu me Autorin

Cristian Crusat -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania