Buy this product
1300 Lekë

Të pavdekshmit ( Published by: Botart in 2020 )


Ngjarjet zhvillohen në vitin 1969, në Zonën e Ulet Lindore të qytetit të Nju-Jorkut. Janë përhapur fjalë për ardhjen e një gruaje mistike, një shtegtuese me fuqi të mbinatyrshme, e cila pretendon se është në gjendje t'i tregojë kujtdo ditën se kur do të vdesë. Fëmijët e familjes Gold - katër adoleshentë në pragun e vetëndërgjegjësimit - shkojnë fshehurazi tek ajo, për të dëgjuar fatin e tyre. Profecitë paraprijnë pesë dekadat e ardhshme të jetës së tyre. Simoni, djaloshi flokëverdhë, ia mbath për në Bregun Perëndimor, në San-Franciskon e viteve '80, në kërkim të dashurisë; ëndërrimtarja Klara bëhet një magjistare në Las Vegas dhe është e fiksuar pas përzierjes së realitetit dhe fantazisë; djali i madh, Danieli, përpiqet të ruajë sigurinë si mjek ushtarak; dhe Varya, e dhënë pas librave, ia ka kushtuar veten hulumtimeve mbi jetëgjatësinë, për të testuar kufirin midis shkencës dhe pavdekësisë. Duke qenë një roman i dyfishtë, një histori dashurie familjare verbuese dhe një roman gjithëpërfshirës i ambicies dhe i thellësisë së jashtëzakonshme, libri "Të pavdekshmit" trajton vijën delikate midis fatit dhe zgjedhjes, midis realitetit dhe iluzionit, të kësaj bote dhe asaj tjetrës. Ky libër është një testament thellësisht prekës i fuqisë së rrëfimit, i mënyrës së besimit dhe i lidhjes së ngushtë familjare.

Price: 1300 Lekë
Buy this product
1300 Lekë

Product Details

  • Publisher: Botart (2020)
  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 286 80 2
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 394
  • Book dimensions: 150 x 208 x 33 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania