Blije këtë produkt
1300 Lekë

Të pavdekshmit ( Botuar nga: Botart në 2020 )

Autori:  Chloe Benjamin
Përkthyesi:  Besnik Rika

Ngjarjet zhvillohen në vitin 1969, në Zonën e Ulet Lindore të qytetit të Nju-Jorkut. Janë përhapur fjalë për ardhjen e një gruaje mistike, një shtegtuese me fuqi të mbinatyrshme, e cila pretendon se është në gjendje t'i tregojë kujtdo ditën se kur do të vdesë. Fëmijët e familjes Gold - katër adoleshentë në pragun e vetëndërgjegjësimit - shkojnë fshehurazi tek ajo, për të dëgjuar fatin e tyre. Profecitë paraprijnë pesë dekadat e ardhshme të jetës së tyre. Simoni, djaloshi flokëverdhë, ia mbath për në Bregun Perëndimor, në San-Franciskon e viteve '80, në kërkim të dashurisë; ëndërrimtarja Klara bëhet një magjistare në Las Vegas dhe është e fiksuar pas përzierjes së realitetit dhe fantazisë; djali i madh, Danieli, përpiqet të ruajë sigurinë si mjek ushtarak; dhe Varya, e dhënë pas librave, ia ka kushtuar veten hulumtimeve mbi jetëgjatësinë, për të testuar kufirin midis shkencës dhe pavdekësisë. Duke qenë një roman i dyfishtë, një histori dashurie familjare verbuese dhe një roman gjithëpërfshirës i ambicies dhe i thellësisë së jashtëzakonshme, libri "Të pavdekshmit" trajton vijën delikate midis fatit dhe zgjedhjes, midis realitetit dhe iluzionit, të kësaj bote dhe asaj tjetrës. Ky libër është një testament thellësisht prekës i fuqisë së rrëfimit, i mënyrës së besimit dhe i lidhjes së ngushtë familjare.

Çmimi: 1300 Lekë
Blije këtë produkt
1300 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botart (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 286 80 2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 394
  • Përmasat e librit: 150 x 208 x 33 mm

Njihu me Autorin

Chloe Benjamin -

CHLOE BENJAMIN është autore e romanit The anatomy of dreams për të cilin asaj iu dha çmimi i librit Edna Ferber. Për një kohë shumë të gjatë ka qenë në listën e kandidatëve për çmimin si romani më i mirë i Centre For Fiction, 2014. Benjamin ka lindur në San-Francisko, studioi në Kolegjin Vassar ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania