Blije këtë produkt
1000 Lekë

Të jetosh nëpërmjet mendimit... ( Botuar nga: Shtëpa Botuese Fan Noli në 2019 )

Autori:  Arben Braçe

Kudo ku të shkonte për atë njësoj do të ishte. Të çmendurit ishin kudo. Ishin përhapur si murtaja dhe i gjeje nëpër spitale e deri në majën e piramidës shtetërore. Kishte punuar një jetë të gjatë dhe kishte besuar se do t'i kundërvinte jetës së përditshme, jetën nëpërmjet mendimit të cilën e konsideronte një vlerë të epërme që kishte vendosur themelet e perëndimit. Nga eksperienca që po i afronte jeta, nuk mund të jetonte nëpërmjet mendimit... Askush nuk kishte nevojë për artin e tij..., librat e tij asnjëherë nuk do shiteshin. Edhe në perëndim ku kishte jetuar, barbaria kishte pushtuar kulturën. Industria e argëtimit, entertaintment, sikurse i thonë në Amerikë ose krijesa e epokës së teknikës ishte ajo që i katandiste veprat e frymës në stoli kallpe dhe jeta nëpërmjet mendimit, ia kishte lëshuar vendin butësisht, ballafaqimit të tmershëm dhe qesharak mes shkëputjes së përjetshme nga vlerat e vërteta morale të artit dhe të letërsisë.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Shtëpa Botuese Fan Noli (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 291 49 3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 320
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 18 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania