Buy this product
700 Lekë

Të jetosh në ishull ( Published by: Toena in 2010 )

Author:  Ben Blushi

Duke e marrë temën nga një periudhë jo fort e njohur e historisë së Shqipërisë, fabula shtrihet në gati katër shekuj duke sjellë në letërsinë shqipe, personazhe të njohur, ngjarje e data që të çudisin për erudicionin e autorit, njohjen deri në imtësi të epokës ku zhvillohen ngjarjet dhe të zakoneve, traditave, organizimit të jetës së përditshme, e, në mënyrë të veçantë, të riteve e normave fetare që rrjedhin nga Librat e Shenjtë. Një Skënderbe ndryshe nga ç’e njohim, mosmarrëveshjet e tij me princin Arianit Komneni dhe historia e familjes Komneni e parë në disa breza, Ali Pashai i Tepelenës dhe qeverisja ekzotike e Janinës, konfliktet e tij me çamët e krishterë, lulëzimi dhe shkatërrimi i Voskopojës i përshkruar për herë të parë në letërsinë shqipe, luftërat e shqiptarëve deri në Kretë kundër Turqisë, si dhe bëmat e Sabatai Zevit, çifutit më të famshëm të Perandorisë Osmane që vdiq në Shqipëri, janë vetëm disa prej kulmeve që të mbajnë mbërthyer pas leximit për të ndjekur zhvillimet e mëtejshme dhe përfundimin e ngjarjeve. Por, linja më dominuese në roman që do të ngjallë, padyshim, debate e diskutime të shumta mbetet procesi i gjatë dhe i ngatërruar i islamizimit të shqiptarëve të pas pushtimit nga Turqia. Ishte paqësor apo i dhunshëm ky transformim, u krye me dëshirën e vetë shqiptarëve apo u detyruan nga masat shtrënguese të pushtuesve?! Si bashkëjetoi një familje shqiptare e ndarë në dy fe në Shqipërinë e shekullit XVIII? Lexoni romanin e Ben Blushit “Të jetosh në ishull”, me një gjuhë, stil e rrëfim magjepsës. Një roman që përpiqet të tregojë se si shoqëria shqiptare e përsosi instrumentin e bashkëjetesës fetare për t’i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve të kohës.

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Publisher: Toena (2010)
  • Published in: 2010
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-99943-1-579-6
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 512
  • Book dimensions: 121 x 169 x 23 mm

More About the Author

Ben Blushi -

Ben Blushi (lindur më 1 janar 1969 në Tiranë) është politikan, gazetar dhe shkrimtar shqiptar. Ai është deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë. Edukimi Universiteti i Tiranës, Fakulteti Filologjik, Dega Gjuhë-Letërsi. Ka punuar gazetar në "Koha Jonë", Deutsche Welle Indipendent dhe Fondacioni ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania