Blije këtë produkt
1000 Lekë

Të gjitha të metat që dashuroj tek ti ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2014 )

Përkthyesi:  Aida Guni

Të futurit e shkopinjve nën rrota familjes së vet është një art i vërtetë për Etan Felpsin, një art që e ka përsosur me kalimin viteve. Kur i vdes i ati, pa lënë asnjë testament, djali trashëgon pjesën e tij në një kompani shumëkombëshe. Por bëhet menjëherë e qartë që Etani nuk ia thotë për biznes. I kalon mbrëmjet nëpër bare duke u ofruar pije të gjithëve e duke paguar fatura të kripura, rimobilon apartamentin e vet luksoz pa e vrarë mendjen për shpenzimet dhe e kalon kohën në shoqërinë e personave të padobishëm. Por, një ditë të bukur, kur shkon i dehur në mbledhjen e aksionerëve, familjarët binden se ka ardhur koha të marrin masa drastike. Hapi i parë është emërimi i një administratori që të kujdeset për pasurinë e tij. Pas disa përpjekjeve të dështuara, zgjidhet një avokate e re dhe e këndshme, e specializuar për patentat e ndërmarrjeve, Sara Xhovani. Sara është një njeri i vendosur dhe nuk ndikohet nga sjellja e Etanit. Mes tyre nis shumë shpejt përplasja e hapur: ai nuk do ta ndryshojë mënyrën e jetesës, kurse ajo nuk lejon kurrsesi të marrë urdhra nga një mburravec si ai. Kështu, pak nga pak, tensioni kap majat. Megjithëse marrëdhënia mes tyre është e destinuar të kalojë në diçka shumë më të ndërlikuar dhe emocionuese... Mbi autoren Anna Premoli u lind në vitin 1980 në Kroaci. Jeton në Milano ku është diplomuar për ekonominë e tregjeve financiare në Universitetin Bokoni. Ka punuar në J. P. Morgan dhe, nga viti 2004, në një bankë private. "Të lutem, më lër të të urrej" ishte libri fenomen i vitit 2013, i cili qëndroi shumë muaj në vendet e para të klasifikimit të librave më të shitur. Ndërsa një kompani filmike në Kolorado mori të drejtat për ta kthyer në film. Libri fitoi çmimin "Bancarella".

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota shqiptare (2014)
  • Botuar në: 2014
  • ISBN-13: 978-9928-00-156-6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 312
  • Përmasat e librit: 138 x 205 x 24 mm
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania