Blije këtë produkt
1000 Lekë

Të gjallë dhe të vdekur ( Botuar nga: Dudaj në 2013 )

Autori:  Nasi Lera

Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë. Romani të trondit me natyrshmërinë e vet paradoksale, është tragjik, edhe pse i shkruar poetikisht, me skena makabre, por pa e humbur besimin te njeriu, nostalgjik, ndonëse ngjarjet janë ato të më të fundit, që shpeshherë i lexojmë në gazetat e ditës. Oskar Uajlldi pat paralajmëruar se, ashtu si arti imiton jetën, po ashtu edhe jeta imiton artin e vërtetë. Jeta shqiptare ka për t'i imituar kokëfortësisht, për një kohë të gjatë, sidomos librat si romani i Nasi Lerës, që flasin përmes imagjinatës dhe kujtesës, për zhgënjimin dhe brutalitetin, për neverinë ndaj politikës dhe politikanëve, për absurdin e dramave ballkanike dhe për butësinë e përhershme të shpirtit njerëzor. "Të gjallë dhe të vdekur" është ndër romanet më të bukur dhe më seriozë që kam lexuar deri më sot. Dramaciteti që mbart ai është i natyrshëm e, kësisoj, i besueshëm. Pohimi i njërit prej personazheve se "të gjithë e ndiejmë veten të dënuar duke qenë të lirë të shkojmë ku të duam", është edhe piktura më e hidhur, por dhe më e vërtetë e realitetit të sotëm.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2013)
  • Botuar në: 2013
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-0-317-5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 367
  • Përmasat e librit: 142 x 200 x 25 mm

Njihu me Autorin

Nasi Lera -

Nasi Lera lindi në Korçë në vitin 1944. Është shkrimtar bashkëkohor shqiptar. Ai kreu shkollën fillore dhe të mesme në Korçë kurse studimet universitare në Tiranë. Është i njohur si prozator për të rritur dhe fëmijë. Ka botuar tregime, novela, romane. Veprat më të njohura janë : "Të jetosh ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania