Blije këtë produkt
2000 Lekë

Suli dhe Suljotët ( Botuar nga: Toena në 2016 )

Autori:  Vaso Dh. Psimuli
Përkthyesi:  Romeo Çollaku

Historia e Sulit është njëkohësisht emblemë, mit dhe realitet: Fati dhe jeta e tij është e lidhur pazgjidhshmërisht me zhvillimet që ndodhin në gadishull dhe me rrjedhat e ideologjisë greke pas krijimit të shtetit të tyre. Përmes këtij libri vjen një vështrim i ri emblematik për Sulin dhe suljotët. Libri i Vaso Psimulit, shembullor nga pikëpamja shkencore, hedh dritë, kryesisht, mbi realitetin. Nga epoka e trazuar e shekullit XIV, një epokë kjo e despotateve dhe e aristokratëve vendorë, e depërtimeve apo zhvendosjeve shqiptare dhe atyre serbe e deri te bashkësitë e veçanta malësore të shtetit otoman. Nga sistemi i organizimit të brendshëm të bashkësive malësore, sistem ky i hakmarrjeve të tejzgjatura dhe marrjes në mbrojtje të të paarmatosurve nga të armatosurit e deri te marrëdhëniet e vështira që lidhin këto bashkësi me të tjera institucione të Perandorisë Otomane, por edhe me vetë administratën otomane. Ndonjëherë edhe me fuqi të huaja, siç ishin Venediku, Franca, Rusia. Vëzhgimi i këtyre marrëdhënieve nxjerr, tekefundit, në pah edhe një imazh krejtësisht të ndryshëm për funksionimin e shtetit otoman dhe për bashkësitë e ndryshme kulturore të tij. Aleancat që përtëriheshin vazhdimisht, përmbysjet e raporteve të forcave të brendshme - komunitete, armatollëqe, pashallëqe, jeniçerë, administratë qendrore - konfliktet e tyre të thella dhe shpesh të pakapërcyeshme shpalosen dhe kundrohen në gjithë dinamizmin dhe larminë e tyre. Vetë historia klasike e përplasjes mes Ali Pashës dhe suljotëve, që përfundoi me shpërbërjen e kësaj bashkësie malësore, shtjellohet këtu me gjithë hollësitë e saj; në gjithë anët e saj të errëta dhe të dyshimta; ndriçohet prej vetë arsyes së saj të brendshme, brenda kuadrit dhe kodeve të saj, në mënyrë që të shihet si pjesë e një historie të vërtetë dhe jo si një sajesë e mëvonshme për të tjera nevoja dhe qëllime. Historia e suljotëve përfton një tjetër përmasë emocionale kur, pas disfatës, do të shpërndahen si refugjatë nëpër Ishujt Jonianë, fillimisht, dhe nëpër Greqinë e kryengritjes kombëtare pak më vonë. Në këtë mënyrë, ata do të integrohen, pas një vargani peripecish të reja, në tërësinë dhe në ideologjinë e shtetit grek, ku do të njohin një vlerësim të ri dhe emblematik.

Çmimi: 2000 Lekë
Blije këtë produkt
2000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Toena (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-205-72-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 570
  • Përmasat e librit: 167 x 236 x 27 mm

Njihu me Autorin

Vaso Dh. Psimuli -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania