Faqja e autorit

Stefanaq Pollo


Akademik prof. Stefanaq Pollo lindi në Leusën e luleve, në Përmetin e trëndafilave më 7 shkurt 1923 Babai i Stefanaq Pollos, ishte Nolist, emigrant në Boston, anëtar i shoqatës “Vatra” u kthye në atdhe me flamurin shqiptar në gji për të kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut Trekëndëshi natyror : Frashëri hyjnor i origjinës si vatra e shqiptarizmës, Leusa piktoreseke e belbëzimeve të para të lindjes , Përmeti i magjishëm ku mori mësimet e para të shkollës fillore dhe trashëgimia edukative prindërore krijuan performancën e shkëlqyer të studentit Stefanaq Pollo, me shumë dituri shkencore, me sjellje e qëndrime shëmbëllore, por edhe me bukuri trupore.

Frashërlliu Stefanaq Pollo, dallohej për një zgjuarsi natyrale e vullnet për të mësuar qysh në shkollën fillore në Përmet , më tej vazhdon me rezultate të shkëlqyera Liceun Kombëtar-francez të Korçës , këtu dallohet prirja e tij për historinë, letërsinë e gjuhën shqipe. Ai u dallua për formim shkencor, për aftësitë interpretuese e vlerësuese dhe vitin e fundit të Liceut e ndërpret agresioni fashist 7 prillit 1939 Zëri i Atdheut në ndërgjegjen e tij atdhetare e motivon të dalë në protestat e para antifashiste në Korcë dhe më vonë pjesmarrës aktiv në Lëvizjen Anifashiste Nacionalclirimtare deri në çirimin e plotë të atdheut nga pushtimi nazi-fashist. Nëpër betejat e luftës kundër fashizmit, ai drejtoi gazetën “Kushtrimi i Lirisë” dhe “ Zëri Rinisë” Pas çlirimit nuk preferoi karierën politike, por zgjerimin e njohurive shkencore dhe nisi studimet për Histori në Universitetin “Lomonosov”, të cilin e përfundon me rezultate të shkëlqyera në vitet 1945 – 1950. Ishte paisur me një kulturë të gjërë, për t’i shërbyer atdheut , me të gjitha forcat dhe aftësitë e tij , fillon punën pedagog në Institutin e lartë në Tiranë në vitin 1950-1951 . Në vitet 1951 -1957 vazhdon detyrën nënkryetar i Institutit të Shkencave. Me krijimin e Universitetit të Tiranës 1957 emërohet dekani i parë i Fakultetit te Historisë dhe të Filologjisë. Në vitet 1972- 1989 është drejtor i Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Qysh me themelimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Stefanaq Pollo është zgjedhur anëtar i saj. Ai ka qenë edhe anëtar i këshillit Drejtues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i Komitetit Ballkanik të AIESE-së. Ka marrë çmimin e Republikës të shkallës së parë, është dekoruar me Urdhra e medalje dhe ishte deputete i Kuvendit Popullor (1970-1978)

Në mjaft artikuj shkencorë, referate, kumtesa dhe diskutime të botuara në dhjetëra organe dhe të mbajtura në Kongrese, konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit prof. Stefanaq Pollo, në mënyrë të veçantë, është ndalur në trajtimin e problemeve thelbësore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania