Blije këtë produkt
1400 Lekë

Stambolli Kujtimet dhe Qyteti ( Botuar nga: Skanderbeg books në 2016 )

Autori:  Orhan Pamuk
Përkthyesi:  Rubin Hoxha

Orhan Pamuk, shkrimtari më rëndësishëm i Turqisë së sotme, fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2006, në këtë libër të mrekullueshëm autobiografik, na bën një guidë gjeografike, historike dhe psikologjike, thellësisht melankolike e të ndjerë, nëpër Stambollin e tij të dashur, qytetin ku u lind dhe që nuk e braktisi kurrë, qyteti që i shenjoi sa trishtim aq edhe famë, qytetin që e deshi me të gjitha dritëhijet, me të gjitha "humbjet" dhe lavditë. Ndryshe nga shumë të tjerë, Orhan Pamuk, duke parë përtej joshjes së shkëlqimtë bosforiane, ka qenë, siç thotë edhe vetë, në kërkim të domethënies së aq pse-ve që ky libër ngre: "Pse në çaste dëshpërimi, zemërimi dhe brenge, më pëlqente ta përytyroja veten duke u endur rrugëve në mes të natës? Pse nuk më pëlqenin pamjet e ndriçuara të Stambollit, që u pëlqejnë turistëve e që shtypen nëpër kartolina, por rrugicat e pasme të mugëta, buzëmbrëmjet, netët e acarta të dimrit, njerëzit si hije që mezi shquhen nën dritën e Ilambave të zbehta të rrugës, rrugicat me kalldrëm dhe shkretia që tashmë po harroheshin nga të gjithë?

Çmimi: 1400 Lekë
Blije këtë produkt
1400 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Skanderbeg books (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 99943 51 53 4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 400
  • Përmasat e librit: 135 x 210 x 20 mm

Njihu me Autorin

Orhan Pamuk - 02 Mars 2016

http://www.orhanpamuk.net/

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania