Stacion në horizont ( Botuar nga: Fan Noli në 2006 )
Era s'kish të pushuar dhe zhurmonte në majat e panjave dhe hera-herës e mbyste edhe muzikën. Turje pemëve dëgjoheshin zhurmat e vonuara të rrufeve. Kajin e mbërtheu një shqetësim, papritmas ndjeu se teksa qëndronte ulur këtu, gjysmindiferent, minutat dhe sekondat e jetës së tij iknin pa kthim, ndërkohë diku mes tyre rridhte e heshtur rrëkeja e Kohës, enigmatike dhe e frikshme në rrëshqitjen e saj të pandalshme të tejdukshme, si rrjedha e pamëshirshme e gjakut nga plaga. Në gjysmerrësirën e ngrohtë, ku era e kashtës përzihej me frymëmarrjen e kafshëve, mes kuajve qëndronte shtrirë qeni i tij, një qen i hirtë në të qielltë me nofkën Frute. Si dëgjoi hapat e të zotit, ai kërceu dhe, me një të lehur të zhurmshëm, u hodh i vendosur në drejtim të tij.
Çmimi:
800 Lekë