Faqja e autorit

Sonila Strakosha


Sonila Strakosha, lindur në Tiranë, ka kryer studimet e larta në Fakultetin Histori Filologji, dega Gjuhë-Letërsi. Pas dy vjet mësimdhënieje në lëndët e gjuhës dhe letërsisë në Tiranë, largohet me punë në Marok (Kazablanka) ku dha mesim si pedagoge në shkollën italiane të atij qyteti. Nga viti 2003 punon dhe jeton në Itali. Në vitin 2017 publikoi në Itali romanin me titull "Racconto d'amore" (Tregim Dashurie). Në 2018 doli në treg romani i saj i dytë "Corinne". Ndërkohë është në pritje për të dalë në shtyp në Itali libri i saj i tretë. Disa poezi e tregime të saj janë botuar në antologji të ndryshme. Është fituese e disa çmimeve në konkurse të ndryshme letrare organizuar në Itali. Aktualisht është pedagoge e jashtme e gjuhës shqipe në Universitetin e Leçes.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania