Sonete ( Botuar nga: Onufri në 2013 )
Për lexuesin shqiptar është e njohur mirë gjenia dramatike e Shekspirit nga përkthimet e mjaft prej dramave të tij, sidomos nëpërmjet përkthimeve mjeshtërore të at Fan S. Nolit. Nëpër të 36 dramat e tij janë të shpërndara qindra këngë dhe pasazhe lirike (si kënga e Ofelisë së marrosur te "Hamleti", profetizimi i magjistricave te "Makbethi" mjaft pasazhe tek "Antoni dhe Kleonatra" etj.), por me botimin e plotë të "Soneteve" lexuesi shqiptar do të ketë rastin të njihet me veprën e tij më të mirë poetike dhe të konsideruar njëzëri si një nga perlat më të çmuara të thesarit të poezisë botërore. Veprat e para të Shekspirit në zhanrin e poezisë u shkruan dhe u botuan pasi ai kishte arritur të njihej si dramaturg. Në vitin 1593 u botua "Venusi dhe Adonisi" në vitin 1594 - "Përdhunimi i Lukrecias", në vitin 1598/9 - 20 këngë lirike (midis tyre disa sonete) në "Pelegrini i apasionuar", në vitin 1601 - "Feniksi dhe breshka". Në këtë periudhë, me ndërprerje, Shekspiri filloi të shkruante sonetet, që i vazhdoi deri në vitin 1600. Ato qarkulluan për një kohë të gjatë në rrethin e miqve të tij dhe u botuan vetëm në vitin 1609. Ato u shkruan në kohën kur Shekspiri pati arritur pjekurinë e tij të plotë dhe paraprinë drama të tilla si "Hamleti", "Makbethi", "Otello", "Antoni dhe Kleopatra" etj.
Çmimi:
800 Lekë