Buy this product
900 Lekë

Skënderbeu, Manuskripti i Marlout ( Published by: in 2018 )


Ag Apolloni (1982) është dramaturg, romancier, poet dhe studiues. Ka kryer studimet për Dramaturgji në Fakultetin e Arteve dhe për Letërsi në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, ku ka doktoruar më 2012. Ka qënë kryeredaktor i revistës letrare Jeta e Re, ndërsa nga viti 2013 është kryeredaktor i revistës kulturore Symbol. Po ashtu, është profesor në Universitetin e Prishtinës, ku punon që nga viti 2008. Deri tani ka botuar këto vepra: - Zomb (poezi, 2009) - Historia e një koleksionisti të syve (drama, 2010) - Parabola postmodernë (studim, 2010) - Paradigma e Proteut(studim, 2012) - Ulurima e Ujkut (roman, 2013) - Zazen(roman, 2014) - Koferi i Konices (ese, 2016) - Hamleti simbas Horacit (dramë, 2017) - Skenderbeu: Manuskripti i Marlout (dramë, 2018). Krijimtaria e Apollonit është përkthyer në disa gjuhë dhe është shpërblyer me disa çmime kombëtare, si: Libri më i mirë poetik i vitit 2009 dhe Libri më i mirë kritik i vitit 2012 nga Ministria e Kulturës (Kosovë), Romani më i mirë i vitit 2013 (çmimi "Rexhai Surroi") dhe Drama më e mirë e vitit 2016 nga Teatri Kombetar i Kosovës. Shtëpia Botuese OM (Tiranë dhe Prishtinë) ka ekskluzivitetin e botimit të të gjitha veprave të Apollonit.

Price: 900 Lekë
Buy this product
900 Lekë

Product Details

  • Published in: 2018
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-4498-0-1
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 287
  • Book dimensions: 140 x 210 x 20 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania