Buy this product
700 Lekë

Skënderbeu (Klasikët/tragjedi 5) ( Published by: in 2020 )


“Vlen të shënohet edhe libri i fundit dhe më i bukur i Dramaturgut t'onë modest Etem Haxhiademi-t: "Skënderbeu", tragjedi me pesë akte, Tiranë, 1935. Fytyra e çuditshme e Fatosit t'onë legjendar, symbolizon typin e njeriut tragjik të cilit nuk i mungon elementi demonik për të frymëzuar tragjedinë më të goditur, jo vetëm të jetës së tij private, por edhe të mjerimeve historike të së gjithë jetës së popullit shqiptar. Vepra e Haxhiadem-it, që zë një vend të posaçëm nëpër botime letrare të vitit të kaluar, ësht prova e parë guximtare për të krijuar një Typologi të shpirtit rreth Epokës karakteristike të Skënderbeut.” -Branko Merxhani, 1936 “Sikurse tragjedijat e tjera t'auktorit edhe kjo, Skënderbeu, ka frymë klasike: ndahet në pesë akte, ka pak persona dhe në të thurunit e gjithë lëndës ruhen rregullat klasike të artit dramatik. Z. Etëhem Haxhiademit, admiratorit të klasicizmit, i pëlqen me hartue jo drama, por tragjedija. Auktori asht i pari ndër ne që ban tragjedija me vlerë e me teknikë. Ai ja ka marrë dorën mirë hartimit të tragedijavet klasike, asht ba, arak në ket punë dhe ja qëllon mirë punës mbas mendjes s'eme.” -Aleksandër Xhuvani, 1936 “E. Haxhiademi me "Skënderbeun" hyri në histori, po me "Diomedin", u kthye prapë në mythologji. Me "Skënderbeun" preku nji çast dramatik të jetës së Heroit t'onë Kombëtar dhe dijti t'a zhvillojë në teknikën e tij të përparuarë.” -Vangjo Nirvana (Vangjel Koça), 1937

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 230 38 6
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 110
  • Book dimensions: 140 x 202 x 9 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania