Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
1200 Lekë

Skënderbeu, Ideja dhe ndërtimi i një shteti ( Botuar nga: Dituria në 2019 )

Autori:  Pëllumb Xhufi

Autori i këtij libri, mbështetur në një pasuri të madhe dokumentesh arkivore dhe një bibliografi të gjerë, tregon përpjekjet e Heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që krahas luftës tepër të vështirë kundër invazorit osman, të punojë për të realizuar idenë e ndërtimit të një shteti të bashkuar shqiptar. Skënderbeu dha sinjalin e kryengritjes shqiptare në vitin 1443, në kohën kur Huniadi i Hungarisë po u mbyllte osmanëve rrugën drejt Europës Qendrore, dhe Heroi shqiptar, i ndërgjegjshëm për rolin e jashtëzakonshëm gjeopolitik që fitonte Shqipëria, vendosi të ngrinte një digë të dytë në brigjet lindore të Adriatikut, që u mbyllte osmanëve rrugën drejt Italisë dhe Europës. Në këtë mënyrë, ai i jepte luftës për liri dhe për shtet të përqendruar të shqiptarëve, një dimension mbareuropian. Si asnjëherë, epopeja e lavdishme e Kastriotit dhe e popullit të tij u bë kryeshqetësimi i kancelarive europiane. Siç do të shprehej edhe Senati i Venedikut, "fundi i Shqipërisë do të thoshte fundi i Italisë dhe i mbarë botës së krishterë". Për këtë mision të tij, si barrierë e Europës përkundrejt vërshimit osman, ishte më se i ndërgjegjshëm vetë Skënderbeu, i cili pikërisht për këtë arsye, i lejonte vetes, siç u shpreh vetë ai në një rast, "ta ngrinte fort zërin" përpara përfaqësuesve të shteteve më të fuqishme të kohës, që, ndryshe nga ai, u vidheshin detyrimeve të luftës së përbashkët.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 292 36 0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 240
  • Përmasat e librit: 142 x 208 x 16 mm

Njihu me Autorin

Pëllumb Xhufi -

Pëllumb Xhufi lindi në vitin 1951, në Durrës, Shqipëri. Përfundoi studimet në vitin 1977 në fushën e gjuhëve klasike, të historisë e arkeologjisë, në Universitetin e Romës. Në vitet 1991-1992, zhvilloi studime të thelluara në Universitetin e Këlnit (Gjermani) si bursist i Fondacionit "Humboldt". ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania