Buy this product
1000 Lekë

Simfonia e Pambaruar ( Published by: Dituria in 2017 )


Simonia e pambaruar është një tjetër arritje e autorit, ku gërshetohet drama e personazhit kryesor, një artist i zhgënjyer, me trillerin psikologjik dhe të papriturat që shpalosen në rrëfim. Por, përpos dramës, romani përshkohet nga dashuria dhe humanizmi, nga muzika, ritmi dhe dinamizmi. Ngjarjet e romanit Simfonia e pambaruar, të treguara here në kohë reale e here në retrospektivë, vendosen në periudha e vende të ndryshme, duke e bërë romanin mjaft tërheqës dhe duke e futur lexuesin në botën e personazheve. Pjesë nga libri: Pianistin e njihte. Këtë arriti ta konstatonte vetëm me vesh. Madje, per ta kapur më mirë, iu desh të mbyllte sytë disa here. Analizoi me kujdes dhe me shpejtësi lëvizjet e duarve, manovrirnin e pedalit, vallëzimin e gishtave mbi tastierë, mënyrën e veçantë se si lëvizte në çaste të caktuara dhe arriti në përfundimin e dytë, të fundmin. Instinkti e bëri të shfrynte, të shprehte fitoren, triumfin. Nuk u permbajt dot dhe tha me zë:-Mikel Budini! Me drojë pa dy burrat që po e vëzhgonin. Kishin vështrim të egër. E përmblodhi veten dhe përsëriti me zë të ulët:- O Zot, Mikel Budini!

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Dituria (2017)
  • Published in: 2017
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-217-54-7
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 306
  • Book dimensions: 142 x 205 x 25 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania