Buy this product
500 Lekë

Silvia ( Published by: in 2021 )

Translator:  Feride Papleka

Silvia është shkruajtur në periudhën e fundit të jetës së Gerard de Nerval, dhe qe ndër librat e adhuruar të Proustit, Gracq dhe Eco. Novela rrëfen për dashurinë e personazhit kundrejt tre grave (Silvia, Adriana dhe Aurelia) të cilat i dëshiron të tre pa mundur të zgjedhë, e ndaj në fund i humbet të trea. Historia nis kur një paragraf gazeta e zhyt në kujtimet e rinisë personazhin dhe njëkohësisht rrëfyesin e historisë. Perspektiva duket sikur zhvendoset mbrapa dhe midis të kaluarës e të tashmes, kështu që lexuesi asnjëherë nuk mund të jetë i qartë nëse zëri i personazhit është një ngjarje e së kaluarës që i përkasin kujtesës së tij, apo të së tashmes që janë duke i ndodhur. “Silvia” cilësohet si një himn për dashurinë e paarritshme dhe përshkruhet ngan jë stil i kthjellët dhe lirik. ”Leximi i Silvës më lë të pështjelluar. Më vonë mësova se me Prustin kish ngjarë e njëjta gjë” – Umberto Eco

Price: 500 Lekë
Buy this product
500 Lekë

Product Details

  • Published in: 2021
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 4639 2 0
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 62
  • Book dimensions: 120 x 200 x 6 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania