Buy this product
1200 Lekë

Si të shkruajmë shqip. Baza të shkrimit akademik ( Published by: Eneas in 2017 )


Lexojmë e dëgjojmë çka thonë shtetarët, çka shkruajnë gazetarët, çka botojnë studiuesit dhe njerëzit me grada e tituj shkencorë shumë të lartë. Gati të gjithë jemi pushtuar nga dëshira për të qenë modernë. As kjo nuk është e pamirë, por e pamirë është, madje sa nuk ka ku të vejë më e tillë, dëshira e disave për ta shfaqur "modernitetin" me fjalë të huaja. Të tmerron trumbeta e drafteve, bordeve, implementimeve, fizibiliteteve, bi- e multilateraleve, kurrikulumeve, konsensuseve, gjenerimeve dhe e kushedi sa anglo-italianizmave të panevojshme! Po përdoren shumë fjalë të huaja, po edhe mënyra të huaja të thëni, të panevojshme po se po, por shpesh edhe të pahijshme e të pamoralshme, siç janë, ndër të tjera, fjalët e thjeshtligjërimit (të ashtuquajturat "fjalët të pista") në emisionet e mjaft shfaqjeve të humorit dhe në emisione televizive, që meritojnë të quhen "pornoligjërime". Po të ishte gjallë i ndjeri Atë Anton Harapi do të thoshte me të drejtë "na hypi hordheku".

Price: 1200 Lekë
Buy this product
1200 Lekë

Product Details

  • Publisher: Eneas (2017)
  • Published in: 2017
  • Language: Albanian
  • ISBN-10: 9928-110-80-0
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 312
  • Book dimensions: 158 x 228 x 23 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania