Buy this product
1200 Lekë

Si erdhi realizmi socialist në Shqipëri ( Published by: in 2020 )


Realizmi socialist instaloi një mënyrë totale të menduari, jo vetëm një metodë letrare e artistike. Duke treguar si erdhi në Shqipëri, që me botimet e revistave letrare në vitet 1947-1951 autori rindërton kronologjikisht historinë e teksteve të para që përgatitën dhe ndërtuan metodën e realizmit socialist, si forma zyrtare e të menduarit dhe e interpretimit të letërsisë, artit, kulturës dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me jetën shpirtërore. Elitat komuniste, në vitet e para të sjelljes në pushtet të diktaturës së proletariatit, i kushtuan një vëmendje të posaçme edhe vlerësimit të traditës, duke ndërtuar nje hierarki të re kulturore e artistike. Tekstet e veprat që analizohen në këtë vëllim, janë zgjedhur prej autorit si model për të treguar se çfarë hullie ndoqi letërsia shqiptare në periudhën e parë të instalimit të realizmit socialist në Shqipëri.

Price: 1200 Lekë
Buy this product
1200 Lekë

Product Details

  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 99956 35 52 7
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 232
  • Book dimensions: 146 x 210 x 12 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania