Blije këtë produkt
1200 Lekë

Si erdhi realizmi socialist në Shqipëri ( Botuar nga: Çabej në 2020 )

Autori:  Ilir Yzeiri

Realizmi socialist instaloi një mënyrë totale të menduari, jo vetëm një metodë letrare e artistike. Duke treguar si erdhi në Shqipëri, që me botimet e revistave letrare në vitet 1947-1951 autori rindërton kronologjikisht historinë e teksteve të para që përgatitën dhe ndërtuan metodën e realizmit socialist, si forma zyrtare e të menduarit dhe e interpretimit të letërsisë, artit, kulturës dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me jetën shpirtërore. Elitat komuniste, në vitet e para të sjelljes në pushtet të diktaturës së proletariatit, i kushtuan një vëmendje të posaçme edhe vlerësimit të traditës, duke ndërtuar nje hierarki të re kulturore e artistike. Tekstet e veprat që analizohen në këtë vëllim, janë zgjedhur prej autorit si model për të treguar se çfarë hullie ndoqi letërsia shqiptare në periudhën e parë të instalimit të realizmit socialist në Shqipëri.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Çabej (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 99956 35 52 7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 232
  • Përmasat e librit: 146 x 210 x 12 mm

Njihu me Autorin

Ilir Yzeiri -

Ilir Yzeiri, një ndër gazetarët dhe studiuesit e njohu të Letersisë, është Prof. i As. në Universitetin «A. Xhuvani», Examiner në Institut Baccalaureat of Washington DC, Kryeredaktor i Le Mond diplomatique në shqip dhe drejtor i Qendrës së Studimeve «Shqipëria Europiane». Është autor shumë ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania