Shumë dashuri për asgjë ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2021 )
Viola Brunello është "ngopur” me burrat. Sidomos me ata që mendojnë se mund ta shfrytëzojnë inteligjencën e saj të shkëlqyer për qëllimet e tyre.
Avokate biznesi, që sapo ka hapur zyrën e saj, Vioia nuk do të humbasë kohë duke ndjekur ëndrra romantike të cilat, thellë në zemrën e saj, i konsideron plotësisht të paarritshme. I pëlqen të përqendrohet në sfidat e punës dhe në "listën" e saj të famshme, atë që e hartoi një mbrëmje, kur ishte nën ndikimin e fortë të alkolit. Edhe pse ideja i lindi rastësisht,
Viola e la veten shpejt të emocionohej nga ideja e kryerjes së të gjitha pikave të "listës së përmbushjeve": kështu, vendosi të fillojë aventura që nuk
mendonte se mund t'i bënte... Një gjë ishte e sigurt: sfidat do të shkonin më mirë sikur Lorenzo Vailati, një nga partnerët e një kompanie që i besoi një detyrë
së fundmi, nuk do ta kishte zbuluar përmbajtjen e listës dhe
nuk do të ishte intriguar prej saj. Sepse Viola qe ngopur me burrat. Nga të gjithë, por sidomos nga ata si Lorenzoja.
Çmimi:
1200 Lekë