Blije këtë produkt
1200 Lekë

Shtëpia te Selvia ( Botuar nga: Çabej në 2022 )

Autori:  Anisa Markarian

- Po shkoj në punë vullnetare, - thotë ime ëmë, me të njëjtën natyrshmëri si të na lajmëronte se po shkon në Opera. Të dielave në mëngjes rrëmben belin, kovën, fshesën dhe gërsherët e krasitjes e nxiton të paraqitet te pika e grumbullimit ku bëhet apeli i pjesëmarrësve. S'ka të diel pa aksion. As lagje pa punën e saj vullnetare. Mbledhim bajgat dhe kakërdhitë e lëshuara mbi asfalt nga thundrakët e pazarakëve, lyejmë me gëlqere trungjet e pemëve, shkulim barërat e këqija rrëzë trotuareve, higjienizojmë kazanët e plehrave, rishkruajmë gërmat e prishura në parrullat murale, ndërtojmë pallate me goditje të përqendruar... Kryesia e Frontit Demokratik të lagjes shpërndan fletë nderi, medalje e flamuj. Flamuri i pastërtisë, i shtëpisë më të lulëzuar, i familjes më aktiviste, i banorit më vetëmohues. - Markarianët kanë mangësi ideologjike, - kritikohemi shpesh. - Duhen marrë në patronazh nga familjet komuniste. Doktorin s'e shohim kurrë në aksionet me punë vullnetare. Im atë s'do t'ia dijë për patronazhistët dhe veprimtarët e lagjes. I sfidon haptazi. Nga ana e saj, ime ëmë bën çmos për të na kursyer ndonjë masë ndëshkimore - merr pjesë në çdo aksion. Nganjëherë e shoqërojmë edhe unë e im vëlla. Me sqeparin, shatin e qyrekun në sup. Ka punë për të gjithë, të mëdhenj e të vegjël. "Rroftë Puna Vullnetare, burim i pashtershëm mirëqënieje morale, fizike e materiale!"

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Çabej (2022)
  • Botuar në: 2022
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789995635565
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 235
  • Përmasat e librit: 122 x 207 x 15 mm

Njihu me Autorin

Anisa Markarian -

ANISA MARKARIAN lindi në Tiranë me 4 korrik 1962, bijë e një nëne shqiptare dhe e një babai armen, i cili u mbijetoi masakrave të gjenocidit otoman dhe zgjodhi Shqipërinë për atdhe të dytë. Me gjithëe prirjet për artin, sidomos për letërsinë e kinematografinë, ajo kreu studimet për mjekësi e punoi ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania