Blije këtë produkt
800 Lekë

Shtëpia e shtrembër ( Botuar nga: Dituria në 2020 )

Autori:  Agatha Christie
Përkthyesi:  Edon Qesari

Shtëpia e shtrembër vazhdon të vlerësohet ndër veprat më të arrira të A. Christie. Dëshmi janë edhe përshtatjet e saj të shumta për radio e kinema. Më i fundit ishte filmi me të njëjtin titull (2017), i regjisorit francez Gilles Paquet-Brenner, që u mirëprit nga publiku, shtatë dekada pas botimit të parë të romanit. Fabula e veprës është e thjeshtë. Një sipërmarrës shumë i suksesshëm, Aristidh Leonidhes, me prejardhje greke por i vendosur në Angli qysh në rini, gjendet vdekur në vilën e tij luksoze jo fort larg Londrës. Pavarësisht prej moshës së thyer, çdokush, që nga familjaret e deri te policia, dyshojnë se vdekja nuk ka qenë natyrore. Dikush e ka helmuar dhe fajtori duket se është pjesëtar i rrethit familjar. Ndërkaq që policia përçapet në kërkim të autorit të krimit, një diplomat i ri, i dashuruar me mbesën e të ndjerit, përfshihet shumë në dritëhijet e hetimit, si dhe në marrëdhëniet e ndërlikuara mes trashëgimtarëve të viktimës. Në gjithë këtë tufan të përqendruar brenda katër mureve, Agatha Christie tërheq mjeshtërisht vëmendjen e lexuesit, duke e përfshirë në skutat më të errëta psikologjike të mendjes së personazheve. Në të njëjtën kohë, autorja analizon të fshehtat dhe paqartësitë e marrëdhënieve familjare, kur mes tyre kanë mësyrë elemente jo pak çoroditëse si grykësia materiale, shthurja e moralit zakonor, ambicia shoqërore dhe deri nevoja për arrati nga presionet e jetës borgjeze.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 292 42 1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 230
  • Përmasat e librit: 143 x 208 x 14 mm

Njihu me Autorin

Agatha Christie - 02 Mars 2019

Agatha Christie (1890-1976) shkrimtare e shquar angleze, e konsideruar si "Mbretëresha e krimit", sepse krijimtaria e saj gjithmonë ka pasur në qendër motive të botes së krimit, vrasjeve, grabitjeve etj. E njohur per 66 romanet e saj dhe 14 vëllimet me tregime, të cilat kryesisht kanë pasur personazhe ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania