Blije këtë produkt
2000 Lekë

Shqipëria, shteti jetim i Europës / Albania, the foundling state of Europe ( Botuar nga: Uegen në 2020 )

Autori:  Wadham Peacock
Përkthyesi:  Astrit Hykaj

Në fillim të vitit 1913 Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme, kjo sepse lexuesi i gazetave u bë me dije se ekzistonte një i tillë rajon në Europë, në atë gadishullin misterioz ballkanik, të zënë nga Serbët, Bullgarët dhe Grekët, disi të pavarur dhe disi të shtypur nga thundra e Turkut të lig. Për Shqiptarët, është e vërtetë, ishte dëgjuar diçka, madje kishin dëgjuar edhe ata që nuk kishin qenë ekspertë në çështjet e Lindjes së Afërme, por në njëfarë mënyre Shqiptarët ishin konsideruar si Turq dhe si shtypës të të Krishterëve dhe ishte disi si surprizë, për shumicën e njerëzve, kur veprimi i Austrisë dhe Italisë është e mundur të jetë veprim egoist, i detyroi Europianët Perëndimorë që ta marrin vesh se Shqiptarët nuk janë Turq, por janë raca më e vjetër e Europës dhe se një pjesë shumë e madhe e tyre i përket Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. Kur Austria këmbënguli që Shqipëria të bëhej një shtet i pavarur në kufi me Greqinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Malin e Zi, atëherë qytetet, shkëmbinjtë dhe fushat e Shqipërisë filluan të dalin nga errësira mesjetare, nga e cila kishin qenë të mbështjella për një kohë shumë të gjatë, një errësirë aq e thellë sa madje edhe Gibboni arriti të shkruante për Shqiptarët si një "fis endacak barinjsh dhe hajdutësh", pa ndonjë të dhënë se kush dhe çfarë janë ata në të vërtetë.

Çmimi: 2000 Lekë
Blije këtë produkt
2000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Uegen (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shpip Anglisht
  • ISBN-13: 978 9928 03 418 2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 512
  • Përmasat e librit: 135 x 205 x 29 mm

Njihu me Autorin

Wadham Peacock -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania