Shortcuts ( Botuar nga: Poeteka në )
Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant-po dhe një variant-jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij. Pra, ngushtimi në alternativën pranim ose refuzim nuk është gjë tjetër veçse autopoieza e vetë komunikimit. Ajo diferencon pozicionin prej ku do të niset komunikimi vijues, i cili ose do të marrë si bazë konsensusin e arritur, ose do të ndjekë disensusin; por ai edhe mund të përpiqet që ta fshehë problemin dhe ta anashkalojë pikën delikate në të ardhmen. Çfarë është komunikimi?
Çmimi:
1000 Lekë