Blije këtë produkt
800 Lekë

Shkolla e Magjisë dhe histori të tjera ( Botuar nga: Dudaj në 2010 )

Autori:  Michael Ende
Përkthyesi:  Doreida Gedaj (Kafexhiu)

Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet, përrallat dhe disa poezi nga më të bukurat e autorit. Ende na merr me vete në Mbretërinë e Dëshirave, ku nëpër shkolla mësohet magjia. Bën humor me këmbënguljen e të vegjëlve, që pyesin për gjithçka. E në fund, bashkë me arushin pastërtor, na bën të përftojmë kuptimin e jetës. Në kaosin e vlerave të epokës sonë, bota fantastike e Endes mund të jetë një dritë e vogël në mes të mjegullës, nëse është e vërtetë, siç thotë vetë autori, se  kur një njeri humbet aftësinë për të fantazuar, humbet edhe vlerat më të thella që janë shumë të rëndësishme për t'i pasur në jetën e përditshme, për të krijuar dhe shpikur. Dhe nëse herë pas here nuk bëjmë një udhëtim nëpër fantazi, në kërkim të vlerave tona, ato do të humbasin përgjithnjë.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2010)
  • Botuar në: 2010
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-0-189-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 288
  • Përmasat e librit: 0 x 0 x 0 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania