Blije këtë produkt
1400 Lekë

Shëtitje në hënë me Ajnshtajnin ( Botuar nga: Minerva në 2020 )

Autori:  Joshua Foer
Përkthyesi:  Blendi Lami

"Magjepsës .. Rrëfimi i tij është i zgjuar e me humor, dhe ashtu si vepra e Dr. Oliver Sacks, i mbushur me një humanizëm që e lejon autorin t'i paraqesë misteret e trurit brenda një konteksti më të gjerë filozofik dhe kulturor.” -Michiko Kakutani, The New York Times Ndërsa studionte një artikull mbi kampionatin amerikan të memories, Joshua Foer u ndie po aq dyshues sa ç'ishte i intriguar nga deklarata e njërit prej konkurrentëve se edhe një memorie e zakonshme si ajo e tij, "nëse do të përdorej siç duhet", mund ta fitonte këtë kampionat. Pas një viti me trajnime, ai u gjend në finalen e të njëjtit kampionat. Nën mbikëqyrjen e "atletëve mendorë", Foer mëson teknika të lashta që më parë përdoreshin nga Cicero për të fiksuar në kujtesë fjalimet e tij, dhe nga studiuesit mesjetarë për të fiksuar libra të tërë. Shëtitje në hënë me Ajnshtajnin merr nga zbulimet më të fundit, nga një histori e papritur e memories dhe nga teknika mentalistëve për të transformuar kuptimin tonë të të mbajturit mend. Përmes odisesë së tij të jashtëzakonshme, ne fitojmë një vlerësim thellë për një dhuratë të cilën të gjithë e zotërojmë, por që shpeshherë e harrojmë.

Çmimi: 1400 Lekë
Blije këtë produkt
1400 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Minerva (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 265 22 7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 378
  • Përmasat e librit: 138 x 208 x 35 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania