Sfinksi dhe Piramidat ( Botuar nga: Helga's Secrets në 2012 )
Më në fund ja ku erdhi në shqip nga Shtëpia Botuese "HELGA's SECRETS" për herë të parë një material i detajuar mbi Sfinksin dhe Piramidat e nekropolit të Bizës. Kush i ndërtoi, përse dhe kur? Ç'janë këto simbole dimensionale gjigante kaq enigmatike që vijnë nga yjësitë e kohës? Cili është mesazhi i tyre për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen? Kush mund ti ketë ndërtuar, pra, këto objekte me një arkitekturë dhe orientim astronomik të jashtëkonshëm, të brendshëm dhe të jashtëm (ndëryjor)? Çfarë ka dashur të thotë me to projektuesi dhe ndërtuesi si mesazh. Dhe kur mund ti ketë ndërtuar ato? A është e vërtetë koha e ndërtimit sipas egjiptologëve rreth 4,500 vjet para nesh? A është e vërtetë se ato janë ndërtuar thjesht për të sjërbyer si nekropol i faraonëve të ndryshëm të Egjiptit? Por çfarë është viti diellor, çfarë është viti dhe aksi precesional i tokës? A ka lidhje forma dhe orientimi i objekteve të nekropolit të Gizës me shenjat zodiakale të qiellit? Ç’janë 4 oxhaqet e Piramidës së Madhe (kjo është 481 këmbë e lartë ose 146 m dhe me brinjën e bazës së piramidës 775 këmbë ose 229 m) dhe si mund të ndihmojnë ato nëpërmjet orientimit të tyre astronomik në përcaktimin e kohës së ndërtimit të vetë piramidës? Si janë lëvizur blloqet e mëdha të gurëve me peshë deri 90T në një distancë të madhe prej 200 miljesh (afro 340 km) nga vendi i prodhimit deri në Pllajën e Gizës, kur deri në ditët e sotme vinçi më i madh modern mund të lëvizë deri 60T maksimumi?
Çmimi:
1199 Lekë