Blije këtë produkt
700 Lekë

Sfidat e një humani ( Botuar nga: Dituria në 2021 )


Natyra rebele bënte që njëherë e një kohë, kur koka ia mbante peshën e trazimeve prej debateve me të tjerë, të kërkonte me ngulm t'i thoshte edhe duke bërtitur ato që i dukeshin të padrejta e të palogjikshme. Shoqëria duhet të mendojë dhe të vendosë rregulla në përputhje me kohën. Mjaft u dembelosët e qëndruat në gjumë, duke ndjekur qorrazi traditën e të menduarit të atyre që nuk janë më. Jetojmë nën diktatin e zërit të të vdekurve. Mos vallë na mungon koka për të menduar? Domosdo, nuk them të flakim tutje gjithçka ka ekzistuar e as mençurinë që na është trashëguar prej përvojës njerëzore, ama lipset që ta vëmë në dyshim atë. Të marrim më të mirën prej saj dhe pjesën tjetër ta çojmë një hap më tej. Ky quhet zhvillim. Në Trembad, si askund tjetër, koha ka mbetur në vend...

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789928335982
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 174
  • Përmasat e librit: 140 x 206 x 20 mm

Njihu me Autorin

Clyde (Klajdi) Thaçi -

Clyde (Klajdi Thaçi) lindi në Tiranë, më 19 gusht 1993. Më 2015 përfundoi studimet e larta në degën Gazetari Social-Kulturore dhe më 2019 studimet master në Drejtim e Menaxhim të Medias, me rezultate të shkëlqyera. Qysh në moshë të vogël është bërë pjesë e botës së televizionit, fillimisht si ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania