Blije këtë produkt
1200 Lekë

Serra, Shpirti i Pontit ( Botuar nga: Toena në 2019 )

Autori:  Janis Kalpuzos
Përkthyesi:  Kristo Pulla

Sheh përpara kur nuk harron se nga vjen Kur po kryhej dëbimi i armenëve nga Trapezunda, në qershor të vitit 1915, një vajzë që ngjante sikur ta kishte pikturuar vetë Zoti, strehohet për t'u fshehur në shtëpinë e një të panjohuri. Në Ordu, një tjetër vajzë, nga një familje e kamur greke, përgatitet për martesën e saj dhe përpiqet të imagjinojë të ardhmen me një burrë, të cilin e njeh shumë pak. Galinos Fillonidhisi, një njeri karizmatik, besimtar i devotshëm dhe ruajtës i moralit të asaj kohe, është në mëdyshje mes dy grave, vihet në sprovë përpara ideve të tij, përballet me egërsinë dhe urrejtjen, dërmohet dhe copëtohet, duke vënë si qëllim dhe kusht të jetës së tij, hakmarrjen ndaj atij që i shkaktoi dhimbjen e madhe. Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i atyre grupimeve që kishin një hallkë lidhëse por edhe fenë si alibi; frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në Siberi dhe stepat e Kazakistanit, me zagushi të padurueshme gjatë verës dhe të ftohtë të acartë gjatë dimrit, dëshirat, pasionet dhe vuajtjet e pontëve. Dhe të gjitha këto, përmes udhëtimit shumëplanësh që shkruan jeta dhe udhëtimit që shkruhet për jetën, ngjajnë me flakët dhe lëvizjet e valles së Pontit, Serrës, valles së zjarrit.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Toena (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 277 70 1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 530
  • Përmasat e librit: 150 x 233 x 42 mm

Njihu me Autorin

Janis Kalpuzos -

JANIS KALPUZOS lindi në fshatin Mellates të Artës, në vitin 1960. Ka shkruar përmbledhje poetike, tekste për 80 këngë, tregime dhe romane. Për përmbledhjen poetike Dashuria, tani e përherë, ka qenë kandidat i listës për Çmimin Shtetëror të Poezisë 2008, ndërsa më 2009 u nderua me Çmimin e ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania