Buy this product
800 Lekë

Secili çmendet simbas mënyrës së vet 1 ( Published by: in 2016 )


Romani ka një titull absurd, ironik, “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, dhe lidhet me qytetin e autorit, Shkodrën përgjatë një periudhe njëzetvjeçare. Kopertina është ura tërheqëse për të lënë estetikën e veprës të hapur që nuk krijon ndonjë mëdyshje me lëndën e romanit. Një djalosh i vogël, hipur mbi biçikletë në një rrugicë me kalldrëme të vjetër, me ironinë e kohës ndër buzë…që ka pas shpine një mur të lartë, dhe një portë të madhe, po të vjetër. Romani nis tregimin kur jashtë po shkatërroheshin institutet e religjionit dhe brenda po lindte një institut i ri besimi, që ishte televizori, media. Ai i vë fre kallëzimit në kohën e realizimit të ëndrrës së diktatorit, vdekjes së tij në shtrat. “Veçanërisht gjatë viteve të shndërrimit të shtëpisë së rrëfimtarit në një kinema, kemi rastin të njihemi nga afër me karakteret, të cilat qyteti bujarisht ia ka dhuruar kujtesës së autorit”. Ky lexohet si një roman autobiografik, si një dëshmi letrare e trupit, shpirtit dhe mendjes së qytetit përgjatë një prej lëngatave të tij më të pashpresa.

Price: 800 Lekë
Buy this product
800 Lekë

Product Details

  • Published in: 2016
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-222-06-0
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 192
  • Book dimensions: 130 x 202 x 15 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania