Blije këtë produkt
2000 Lekë

Sapiens: Lindja e njerëzimit ( Botuar nga: Botart në 2020 )

Përkthyesi:  Aulona Ormeni

Në një botë të pushtuar nga informacione kaotike, kthjelltësia është forca e vërtetë. Por, si mund t'i shohim gjërat në një plan më të gjerë pa na e rrëmbyer shikimin vogëlsirat? Një nga mënyrat do të ishte kthimi i syve tek e shkuara, panorama e madhe e vërtetë e gjithë species njerëzore. Kjo novelë e parë me ilustrime e titulluar "Sapiens: lindja e njerëzimit" na rrëfen se si një majmun i madh Ape, tërësisht primitiv, u shndërrua në sunduesin e gjithë planetit Tokë, ia doli të ndante atomin, të fluturonte deri në Hënë e të manipulonte kodin gjenetik të jetës. Të udhëhequr nga Juval Noah Harari e nën shoqërinë e personazheve, si Bill Prehistoriku, Doktor Fantazia dhe Inspektori Lopez, ju ftojmë të ndërmerrni këtë udhëtim drejt skutave më të errëta të historisë. Kjo seri novelash është një ritregim thuajse i ri dhe tej mase argëtues i historisë së njerëzimit që ju tashmë njihni nga faqet e shumë lexuara të librit "Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit", libër që numëron plot 16 milionë kopje të shitura dhe përkthime në 60 gjuhë të botës. Përplot me nota të fisme humori dhe larmishmëri personazhesh, për të thithur vëmendjen e atyre jo fort të pasionuarve pas shkencës dhe historisë. Nëse edhe ti je kureshtar të dish se përse të gjithë jemi robër të botës së të vdekurve, atëherë, ky padyshim është libri i duhur për ty.

Çmimi: 2000 Lekë
Blije këtë produkt
2000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botart (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 286 88 8
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 245
  • Përmasat e librit: 214 x 284 x 30 mm

Njihu me Autorin

Yuval Noah Harari -

Yuval Noah Harari eshte nje autore me origjne Izrealite. Ai eshte historian dhe profesor ne Departamentin e Historise ne Universaitetin Hebre te Jeruzalemit. Harari eshte autori i bestsellerit Sapiens: Nje histori e shkurter e njerzimit, Homo Deus: Nje histori e shkurter e se ardhmes , dhe 21 Leksione per ...

Më shumë rreth autorit

David Vandermeulen -

Daniel Casanave -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania