Saga e familjes Maia ( Botuar nga: Botime Pegi në 2020 )
Karlos da Maia, trashëgimtar i një prej dyerve më të mëdha aristokrate në Portugalinë e mesit të shekullit XIX, është i pasur, i pashëm, bujar e i zgjuar. Familja ka varur tek ai gjithë shpresat dhe ambiciet shoqërore. E shkuara e lavdishme dhe e tashmja e pakënaqshme bashkëjetojnë brenda tij gjatë gjithë kohës. Një dandy i suksesshëm, historia e dashurisë e të cilit me Maria Eduardën vë në lëvizje një sërë rastësish, që gërshetojnë në mënyrë kumbuese fatin e Karlosit me atë të të atit dhe përhapet në gjithë shoqërinë portugeze. "Saga e familjes Maia" rrëfen kalimin e pandalshëm të kohës, kauzat e humbura dhe dekadencën e kukurës dhe shpirtit portugez. Konsideruar si "Libri më i mirë i romancierit më të mirë portugez" nga shkrimtari nobelist Jose Saramago, "Saga e familjes Maia" është një roman klasik i letërsisë portugeze, me një atmosferë dikensiane, me një stil realist alla Flaubert dhe Zola e me një subjekt të denjë për tragji-komeditë shekspiriane.
“Me një stil të pasur, me një rrëfim plot pasion dhe me humor të hollë, Eça de Queiros analizon pa frikë dekadencën shoqërore të epokës dhe vendit të vet.”
The New York Times
“Eça de Queiros ka kapur thelbin e shtresëzimit shoqëror të familjes dhe mënyrën e ndikimit të erosit në jetën personale. Romani kristalizon mashtrimin më të madh të një shoqërie incestuoze, të një shoqërie që po shkon drejt zhbërjes.”
Pubblishers Weekly
Çmimi:
1600 Lekë