Faqja e autorit

Rudolf Marku


Rudolf Marku lindur në vitin 1952 në Lezhë, është shkrimtar e publicist shqiptar. Është fitues i çmimit "Kadare" për vitin 2015, për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N." Studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Tiranës, dhe më pas u emërua si mësues në gjimnazin e Lezhës. Vëllimi i tij poetik Shokët e mi,, botuar ne vitin 1973 kritikohet ne shtypin e ditës si një libër me gabime ideologjike. Libri tërhiqet nga botimi duke u konsideruar një libër i ndaluar. Poezia e tij Lidhjet e mia me natyrën,, kritikohet ne Pleniumin e Katërt te Komitetit Qendror te Partisë, si një poezi dekadente.

Nga viti 1987 deri në vitin 1990 punoi në gazetën “Drita”, ku drejtoi botimin e poezisë dhe te përkthimeve. Në vitin 1991 emërohet nga Ministria e Jashtme, me detyrën e atasheut kulturor pranë ambasadës shqiptare në Londër. Që nga viti 1997 ai jeton bashkë me familjen në Angli. Ka botuar 7 vëllime poetike, si dhe ka botuar edhe romanin Allahland”. Ka botuar gjashte libra poetike duke u renditur si njeri nga poetet me te talentuar te gjuhës shqipe. Ka perkthyer ne shqip T.S. Eliot, Ezra Pound, W. Oden, K. Kavafis, Xh Ungaretin dhe shume autore te tjerë te njohur te shekullit XX.

Ne vitet e fundit, Rudolf Marku ka botuar romanet Allahland,, dhe Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës,,. Për Allahland,, ka shkruar një review tepër pozitive revista e mirënjohur akademike qe botohet ne Texas Dallas Translation Magazine,,. Allahland,, është një roman satirik konician ; karikatura e politikes dhe gazetarisë shqiptare te tranzicionit. Ndërsa romani Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës,, është pritur me entuziazëm ne shtypin letrar te Tiranes (shih artikujt e botuar nga Preç Zogaj, Behar Gjoka, Sadik Bejko, pr. Ali Aliu, Petro Luarasi, Sami Milloshi). Romani është nderuar me çmimin PEN,, si romani me i mire për vitin 2012. Përmbledhja e fundit poetike Një ballkanas ne Londër,, ka fituar çmimin Penda e Argjend, si libri me i mire poetik për vitin 2012 (shih artikujt e shumte te botuar ne shtypin shqiptar për vëllimin poetik 'Një ballkanas ne Londër,,). Për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N." Rudolf Marku u shpërblye me çmimin "Kadare" në vitin 2015.

Rudolf Marku mbetet njeri nder autoret me aktive e me te pranishëm ne letërsinë shqipe. Është nderuar me çmimin e Poezisë Evropiane ne Berlin ne vitin 2007, me çmimin Naim Frasheri,, për vitin 2012 ne Tetove dhe Prishtine ; me çmimin At Zef Pellumi,, për librin poetik ; me çmimin PEN,, dhe me çmimin Penda e Argjend,, akorduar nga Ministria e Kulturës,, për vitin 2012. Esete e Rudolf Markut si dhe shkrimet e tij publicistike, botuar vitin e kaluar, kane pasur një pritje tepër pozitive nga lexuesit dhe kulturologet.

Poezitë e Rudolf Markut janë perkethyer dhe botuar ne shume gjuhe te botes, duke u përfshire ne disa Antologji prestigjioze te botes.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania