Blije këtë produkt
1000 Lekë

Rrethimi ( Botuar nga: Botime Pegi në 2022 )

Autori:  Tom Kuka

Është Lufta e Parë Ballkanike, malazezët kanë rrethuar Shkodrën, kurse serbët kanë pushtuar tokat nga fusha e Zadrimës deri në Portin e Shëngjinit. Një qytet i tërë është zënë në grackë. Kush është brenda rrethimit, jeton nën rrebeshin e bombardimeve, të zisë së urisë dhe ngricës që s'ka zjarr ta shkrijë. Mbijetesa duket si mallkim, vdekja si shpëtim. Kolë Laca duhet të fotografojë këtë gjëmë. Aparati i tij nuk përjetëson vetëm kronikën e qytetit, por edhe fatin e tij. Trina do të ngrijë në pllakën e gurit që t'i shpëtojë besës. Një zë që qan nga gurët e kështjellës, do të mallkojë fjalën e dhënë, gjë që e lë pa gjumë Esat Pashën, ndërsa Hasan Rizaja me murgun erëmirë kanë për ta treguar me gisht. Osja i Falltores do t'i shohë të gjitha, ndonëse i ndryrë brenda mureve të vetmisë. Në gjithë këtë lëmsh, endet Çerçiz Topulli në kërkim të armikut, pavarësisht se Përballë i del veç i premtuari. Një rrëfirn epik për qëndresën e një kombi përmes triumfit të dashurisë.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2022)
  • Botuar në: 2022
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789928371379
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 205
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 17 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania