Rrethi i princeshës Sulltana ( Botuar nga: Ombra GVG në )
Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi pranë saj.
Përtej bukurisë dhe sharmit, unë prisja që ajo do të ishte si çdo princeshë që kisha ndeshur, por u surprizova dhe u kënaqa kur mësova se Sulltana ishte një grua me mendje të hapur, e uritur për të sjellë ndryshim në jetët e grave të Arabisë Saudite. Pavarësisht se ishte rritur mes privilegjeve të familjes tejet të pasur që sundonte Arabinë Saudite, nuk e fshihte aspak rebelimin ndaj traditave dhe zakoneve të vendit të saj, kur vinte puna te çështjet e grave...
Ndonëse gjykimi dhe sjellja e saj, shpesh pasionante, ishte burim i situatave të papritura emocionale, te Sulltana sheh vetëmohimin, kujdesin dhe ndjeshmërinë ndaj grave të tjera. Kur ajo zbulon që është kryer padrejtësi ndaj një gruaje, hidhet në veprim pa marrë në konsiderate rrezikun që i kanoset.
Çmimi:
1000 Lekë