Buy this product
500 Lekë

Rrënjët Islamike të Evropës ( Published by: ILAR in 2016 )


RRËNJËT ISLAMIKE TË EVROPËS Rreth vitit Një mijë, ndërsa Perëndimi i krishterë ishte zhytur në fazën e një prapambetjeje të thellë që zgjati pesë shekuj, një valë e fuqishme qytetërimi, shkencë e kulturë e ardhur nga bota islamike filloi të zbrazej mbi Evropë, duke e shkulur atë nga pazhvillimi dhe duke e hedhur drejt pushtimit të Humanizmit dhe Revolucionit shkencor të shekujve XIV. XVII. Prandaj është me vend të theksohet që Islami bën pjesë me plot të drejtë në rrënjët tona. I frymëzuar edhe nga përvojat e sapo jetuara përgjatë disa udhëtimeve mes shkëlqimeve islamike të Andaluzisë e të Siçilisë, Massimo Jevolella tregon fazat e spikatura të këtij “vërshimi të paçmueshëm të qytetërimit" përmes një sërë episodesh tërheqëse e pjesërisht të padëgjuara, me stilin e romanit dhe saktësinë e rindërtimit më të rreptë historik, për t'u mbyllur me një kapitull kushtuar shkrimtarëve dhe artistëve evropianë që mes shekujve XVIII e XIX udhëtuan në zbulim të botës së larme të Gjysmë hënës. I lindur në Milano në vitin 1950, islamist dhe studiues i feve abrahamike, Massimo Jevolella është gazetar nga viti 1975: korrespondent i posaçëm në "Epoka" dhe pastaj korrespondent kulturor në "il Giornale", dhe drejtor në "Meridiani". Ka bashkëpunuar me Institutin e Historisë së filozofisë të Universitetit të Studimeve të Milanos. Ka një aktivitet të dendur në fushën e eseistikes ("Akme", "Studime katolike", "Servitium", "Panorama”.

Price: 500 Lekë
Buy this product
500 Lekë

Product Details

  • Publisher: ILAR (2016)
  • Published in: 2016
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 178 72 5
  • Format: Hardcover
  • Page nr.: 136
  • Book dimensions: 151 x 225 x 15 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania