Rregullat e Gotit ( Botuar nga: Botimet Living në 2015 )
RREGULLAT E XHON GOTIT:
1. Sa herë të jetë e nevojshme, vartësit duhet të marrin përsipër krimet
për të cilat mund të akuzohen Goti ose familja e tij.
2. Sa herë që të jetë e mundur, përdorni nofka poshtëruese për njerëzit
që i keni nën vete. Në këtë mënyrë do të përcaktohet se kush
drejton dhe kush duhet të nënshtrohet.
3. Çdo anëtar apo bashkëpunëtor e ka kategorikisht të ndaluar të ketë
marrëdhënie seksuale me bashkëshorten, të dashurën apo bijën
e ndonjë anëtari tjetër të organizatës.
DHE SHUMË TË TJERA!
Mafia amerikane mori sistemin e vlerave të komunitetit italo-amerikan dhe e bastardoi atë duke e përdorur për përfitimet e
veta. Konceptet e nderit, besnikërisë dhe respektit, koncepte qe
vazhdojnë të karakterizojnë pjesën më të madhe të familjeve
italo-amerikane, ashtu si makaronat dhe goftet për darkën e
së dielës, u deformuan në një kod sjelljeje që u jepte pushtet dhe
status gangsterëve dhe mafiozëve.
Xhon Goti e luajti mirë këtë lojë. Xhunior Goti e shfrytezoi
atë, por asnjëherë nuk diti të luante si duhej. Në mënyrë krejt
ironike, Alite, me prindër shqiptarë, e kuptoi këtë lojë më mirë
sesa Xhuniori. Mësonte më shumë me kalimin e moshës. Në
fillim u tundua dhe u magjeps nga mafia, e tërboi pushteti
dhe karizma e familjes Goti, por më pas u abuzua prej saj. Në
fund, u shkëput fare. Mos vallë ai bashkëpunoi me drejtesine
për të shpëtuar lëkurën? T'i lëmë kësi pyetjesh. Kjo është pjesë
e historisë së tij. Por ka më shumë se kaq...
Çmimi:
1300 Lekë