Rrëfehem...me dashuri ( Botuar nga: BOTIMET JOZEF në 2022 )
Ky libër është një himn kushtuar humanizmit, atij më të bukurit, atij njerëzorit, të cilin shpesh e anashkalojmë ose e marrim për të mirqenë. Të jetuarit është gjëja më e bukur që mund të na ndodhë. ndonjëherë e harrojmë këtë fakt e mjaftohemi me ekzistencën.
Mësojmë t'i gezojmë komeditë, pasi kemi jetuar tragjeditë. Mesojmë të vleresojmë kohën, pasi pjesa më e madhe e saj ka kaluar, mësojmë vlerën reale të dashurisë përgjithesisht pasi e kemi humbur atë. Mësojmë të falim, pasi njerëzit nuk janë më. E shpesh ndodh që i falim të gjithë, përveç vetes. E gjithë kjo tablo është në një farë mënyre vetë tragjedia e jetës.
Çmimi:
1000 Lekë